By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pisonero: Mali i Zi të harmonizojë politikën e vizave me BE-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pisonero: Mali i Zi të harmonizojë politikën e vizave me BE-në
Bota

Pisonero: Mali i Zi të harmonizojë politikën e vizave me BE-në

admin
Last updated: 24/11/2024 21:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Para anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, Mali i Zi do të duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me politikat e Bashkimit Evropian, tha për mediat malazeze zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero.

Zonja Pisonero, tha se Mali i Zi pritet të bëjë më shumë në procesin e harmonizimit me politikën e vizave dhe se duhet të vendos një regjim vizash për të gjitha këto vende në kohën e duhur.

“Mali i Zi, si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, duhet të njëjtësojë më tej politikën e tij të vizave me listën e vendeve të BE-së që kërkojnë vizë, veçanërisht në lidhje me vendet që kanë një migrim të parregullt ose rrezik sigurie për BE,” tha zonja Pisonero.

Ajo rikujtoi se harmonizimi me politikën e vizave të BE-së është një detyrim i ndërmarrë nga Mali i Zi për përfitimin e burimeve financiare nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo nënkupton regjimin e vizave për të gjithë qytetarët e vendeve të treta që hyjnë në territorin e Malit të Zi, por që kanë nevojë për vizë në vendet e BE-së.

Ndër vendet që gëzojnë një regjim pa viza me Malin e Zi, por jo me BE-në, janë Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuador dhe Turqia.

Çdo vend kandidat pritet të jetë në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, duke përfshirë politikën e vizave, përpara anëtarimit në bllok.

Koha dhe specifikat e kësaj shtrirjeje janë përgjithësisht të lidhura me negociatat e anëtarësimit, veçanërisht me kapitullin 24, i cili mbulon politikën e vizave, menaxhimin e kufirit dhe çështje të tjera.

Kapitujt 23 dhe 24 për shtetin e së drejtës janë më të rëndësishmit, pasi janë të parët që hapen dhe të fundit që mbyllen në negociatat për anëtarësim.

Edhe në raportin vjetor të progresit për Malin e Zi, vihet re se regjimi i vizave ende nuk është i harmonizuar me regjimin e BE-së.

Pas një vlerësimi pozitiv, në qershor të këtij viti Mali i Zi doli nga ngërçi shumëvjeçar dhe zhbllokoi procesin e negociatave për anëtarësim.

Mali i Zi synon të mbyllë të gjithë kapitujt në procesin e negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026, për të mundësuar anëtarësimin në bllok para fundit të kësaj dekade./VOA

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrjetet sociale, Gashi: rrezik për të rinjtë, të merren masa
Next Article Komuna e Kumanovës subvencionon kyçjen në rrjetin e gazit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?