By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Panel diskutim “Bashkëpunim i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes Agjendës reformuese”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Panel diskutim “Bashkëpunim i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes Agjendës reformuese”
MaqedoniTOP LAJM

Panel diskutim “Bashkëpunim i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes Agjendës reformuese”

admin
Last updated: 02/12/2024 07:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 dhjetor – Panel diskutimi “Bashkëpunimi i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes Agjendës reformuese” sot do të mbahet në Shkup në organizim të Institutit për politikë evropiane (EPI) – Shkup.

Ngjarja nacionale në Shkup është pjesë e serisë së ngjarjeve nacionale në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor të cilat realizohen në suaza të projektit “Rrugë drejt integrimit në BE: Avancimi i dialogut për Planin për rritjr të Ballkanit Perëndimor”. Qëllimi i kësaj ngjarje është të diskutohet potenciali për bashkëpunim në procesin e ndjekjes së implementimit të Agjendës reformuese, ndërsa përmes saj edhe afrimi drejt integrimit në BE.

Në panel është paralajmëruar pjesëmarrja e Orhan Murtezanit, ministër i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociator me Bashkimin Evropian, Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për Politikë Evropiane-Shkup (EPI), Andrej Petreskit, anëtar i Këshillit të drejtorëve të Odës amerikane ekonomike në Maqedoni të Veriut (AmÇam Maqedonia e Veriut) dhe Silvana Mojsovskës, profesoreshë në Institutin ekonomik pranë USHCM-së.

Agjenda reformuese është pjesë e Planit më të gjerë për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 me fokus të veçantë drejt reformave socio-ekonomike, sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe gjyqësisë së pavarur. Përmes Planit për rritjet synohet prëforcimi i Tregut të përbashkët rajonal (CRM) dhe integrimi gradual i rajonit në Tregun e vetëm të BE-së. Kohë më parë, Komisioni e miratoi Agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut së bashku me Agjendat reformuese të katër vendeve të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor me çka është mundësuar qasja drejt mjeteve financiare nga Fondi për reforma dhe rritje i BE-së i cili duhet ta mbështesë procesin transformues drejt reformave për përforcim të institucioneve demokratike, të drejtave të njeriut dhe integrimit më të mirë ekonomik të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Implementimi i suksesshëm i Agjendës reformuese të Maqedonisë së Veriut kërkon qasje inkluzive dhe input nga të gjitha palët e përfshira me qëllim të implementimit të saj të suksesshëm, ndërkaq përmes sa avancimi i potencialit ekonomik të shtetit. Në këtë drejtim është i domosdoshëm diskutimi i gjerë për Agjendën reformuese dhe vendosjen e potencialit për bashkëpunim dhe përfshirje aktive të të jgitha palëve të përfshira për reforma të suksesshme dhe të qëndrueshme dhe për përshpejtim të procesit të integrimit në BE, theksojnë nga EPI.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me vranësira, pasdite me periudha me diell
Next Article KRRE do të kumtojë nëse dhe sa do të shtrenjtohet rryma nga 1 janari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?