By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryemadhi ankimon vendimin për sekuestrimin e dy vilave: Çështja do përfundojë në Gjykatën e Strasburgut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kryemadhi ankimon vendimin për sekuestrimin e dy vilave: Çështja do përfundojë në Gjykatën e Strasburgut
Shqipëri

Kryemadhi ankimon vendimin për sekuestrimin e dy vilave: Çështja do përfundojë në Gjykatën e Strasburgut

admin
Last updated: 02/12/2024 13:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të ankimuar vendimin e GJKKO-së në lidhje me sekuestrimin e dy vilave në zonën e “Kodrës së Diellit”. Kryemadhi tha se të gjitha veprimet e gjykatës janë “presione tipike provinciale dhe bolshevike”.

“Me atë çfarë kemi parë së fundmi, është qesharake, joprofesionale, por është një procedurë që duhet ta ndjek hap pas hapi për të ecur përpara në procedurat e tjera ligjore që na takojnë. Prokuroria ka ndjekur truke që nuk i ka regjistruar si procedime penale, por kur ime më është paraqitur në SPAK pa avokat, pavarësisht kushteve, moshës, kur i është kontrolluar banesa si person në dijeni, duhet të ishte e shoqëruar me një avokat. Nuk kemi ndonjë shpresë nga Gjykata e Apelit se nga ajo që pamë herën e fundit, shikojmë një presion psikologjik dhe kërcënim ndaj gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë. Kjo gjë do përfundojë në Strasburg, që nga shkelja e të drejtave të njeriut, të drejtës së pronës”, pohoi ajo.

E pyetur nga gazetarët për një protestë të thirrur nga Partia e Lirisë para SPAK, Kryemadhi u tha se “nuk merret me politikë, por ka filluar një profesion tjetër, si ndihmës avokate”. “Me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj, të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha Kryemadhi.

Me kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj dy pronave në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi.

Pasuritë e sekuestruara janë një ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe; kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të shtetases Fatime Kryemadhi, me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Po ashtu një ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë, kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Monika Kryemadhi ndodhet nën hetim nga SPAK për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion për çështjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trafiku në kushte dimri, në Gjavatë me dukshmëri deri në 200 metra
Next Article Këshilli fiskal propozon prej vitit 2026 rritje të moshës së pensionimit në 67 vjeç

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?