By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasja e Altin Dedjas në Ndroq, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jani Prengës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrasja e Altin Dedjas në Ndroq, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jani Prengës
Shqipëri

Vrasja e Altin Dedjas në Ndroq, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jani Prengës

admin
Last updated: 02/12/2024 14:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në daljen për mediat nga selia blu ka folur edhe për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ndroq, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja.

Berisha pretendon se Dedja ka qenë i punësuar si menaxher i kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, në Janar të vitit 2020, kohë kur u rrëmbye dhe u zhduk Jani Prenga, pas konflikteve të të vëllait në Britaninë e Madhe për zhdukjen e një sasie prej 260 kg kokainë.

Berisha shprehet se “dje pasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha”.

“Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës. E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit ekzekutimi i Dedjas nga kunati i Altin Hajrit, i cili sipas përgjimeve të Sky EÇ rezulton se është liruar nga burgu me ndërhyrjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ka ndodhur për të mbyllur aferën kriminale.

“E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin. Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet”, tha më tej Berisha.

You Might Also Like

Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve

Bastet online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë banesat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohet një person nga Kërçova, por kotrabandonte emigrantë
Next Article Pas sulmit në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një i dyshuar – sekuestrohen armë dhe dokumente në Zveçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?