By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KQZ insiston që votimi jashtë vendit të bëhet në ambasada, refuzon kërkesën e MPJD-së që votimi të bëhet në hapësira private
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KQZ insiston që votimi jashtë vendit të bëhet në ambasada, refuzon kërkesën e MPJD-së që votimi të bëhet në hapësira private
Maqedoni

KQZ insiston që votimi jashtë vendit të bëhet në ambasada, refuzon kërkesën e MPJD-së që votimi të bëhet në hapësira private

admin
Last updated: 02/12/2024 15:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë letër, është kërkuar hapësira shtesë për qendra votimesh jashtë Kosovës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Kjo kërkesë u kundërshtua nga anëtarët e KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se kjo kërkesë është e kundërligjshme pasi vjen nga kryetare e partisë, siç është Donika Gërvalla.

“Jemi duke fol për një shkresë e cila vjen nga radhët e një kryetare të një partie politike, pra nuk vjen në cilësinë administrative institucionale, pra do duhej të vinte nga sekretari i MPJD-së. Lidhur me temën që kërkohet të trajtohet përmes kësaj shkrese, kjo temë është mbyllur atëherë kur e ka pas kohën në kuadër të Ligjit për Zgjedhje dhe kur janë miratuar të gjitha qendrat e votimit sa i përket votimit fizik në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Edhe me ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje të përgjithshme, të gjitha partitë politike kanë mbështetur një Ligj që mundëson votimin fizik në Ambasada. Pra për herë të parë Kosova organizon votimin fizik në përfaqësitë diplomatike”, tha Elshani

Kundër kësaj shkrese ishte edhe Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai konsideroi se kjo shkresë është ndërhyrje në institucionin e KQZ-së.

“Kjo shkresë është ndërhyrje direkte në insitutcionin e pavarur. Është një proces zgjedhor që është bërë një vit dhe jnë përcaktuar ato qendra votimi dhe janë kontestuar, madje vendimet e Gjykatave i kanë dhënë të drejtë KQZ. Mendoj që janë shkelje të kompetencave”, tha Hamiti.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kërkesa e MPJD-së nuk përbën presion, veçse është ndërmarrë nga Donika Gërvalla si ministre dhe jo si kryetare e partisë Guxo.

“Ajo është zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme. U përmenden Gjykatat dhe tash po e lexoj dhe bash u habita se çfarë presioni po blhet ndaj kryetarit. Nuk po shoh kurrfarë presioni as ndaj kryetarit e as ndaj KQZ-së. Çfarë presioni përbën kjo fjali, kjo kërkesë”, u shpreh Kurteshi.

Ndërsa Alban Krasniqi nga partia në pushtet, reagoi ndaj drejtorit ekzekutiv të KDI-së, Ismet Kryeziu, të cilin e quajti “njeri i PDK-së”.

Në fund, i gjithë ky diskutim ishte jashtë rendit të ditës, pasi nuk u votua në fund rendi i ditës dhe kërkesa e MPJD-së nuk u votua.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komiteti i Monitorimit në Tiranë, deputetët e KiE të shqetësuar për opozitën dhe shtetin “Bektashi”
Next Article Takim Toshkovski – Angellovski nga KRSKRR: Siguria në komunikacion është prioriteti kryesor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?