By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komiteti i Monitorimit në Tiranë, deputetët e KiE të shqetësuar për opozitën dhe shtetin “Bektashi”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Komiteti i Monitorimit në Tiranë, deputetët e KiE të shqetësuar për opozitën dhe shtetin “Bektashi”
Shqipëri

Komiteti i Monitorimit në Tiranë, deputetët e KiE të shqetësuar për opozitën dhe shtetin “Bektashi”

admin
Last updated: 02/12/2024 15:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja a Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali mikpriti komisionin e monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që zgjodhi vendin tonë për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

Seanca hapëse në sallën plenare u shoqërua nga fjala mirëseardhëse e Kryeparlamentares, e cila arritjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare u kujdes t’ia adresonte Edi Ramës.

“Falë reformave qe ka ndërmarre Shqipëria, nen drejtimin e Kryeministrit Rama, ajo ka treguar një përparim te qëndrueshëm ne adresimin e rekomandimeve ne pritje te raporteve te miratuara nga ky komision dhe Asambleja Parlamentare. Arritjet e Shqipërisë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve si vend anëtar janë të qarta, të dukshme dhe të matshme”, tha Spiropali.

Edi Rama nuk ishte vetë në sallë, por të drejtën e fjalës ia kishte deleguar Taulant Ballës.

“Është kënaqësi e madhe për mua që t’ju urojë mirëseardhjen në Shqipëri dhe t’ju përshëndes në emër të kryeministrit Rama që nuk e kishte të mundur që të ishte i pranishëm. Ndërkohë që festojmë arritjet e mëdha, jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që kemi para. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vijon të jetë prioritet për qeverinë shqiptare”, u shpreh Taulant Balla.

Fjalimet protokollare i lanë vendin diskutimeve të deputetëve ndërkombëtarëve që kërkuan informacion se si është situata me opozitën në Shqipërisë, aq më shumë kur ulëset e tyre në sallë ishin bosh, pasi tre përfaqësuesit, Jorida Tabaku, Ferdinand Xhaferri dhe Lulzim Basha nuk merrnin pjesë.

“Prej shumë vitesh jam duke ndjekur situatën në Shqipëri, jam shumë i lumtur që ka pasur zhvillime pozitive në këtë vend. Por kam një pyetje që më shqetëson mua, që ka të bëj me opozitën në vend. Demokracia përveç partisë në pushtet kërkon edhe opozitën”, tha deputeti gjerman Andrej Hunko.

“Ka qenë një retorikë shumë e politizuar dhe jemi përpjekur për ta kaluar dhe opozita ka të gjithë instrumentet për të plotësuar detyrimet e tyre kushtetuese, por edhe funksionet e monitorimit dhe kontrollit. Siç e përmenda, opozita është në parlament, dhe shumë aktive. Institucioni i parlamentit duhet të respektohet nga të gjitha palët, si nga maxhornaca ashtu edhe nga opozita dhe për akte dhune, nuk ka vend në këtë parlament”, u shpreh Spiropali.

Shqipëria vijon të prodhojë kuriozitet te ndërkombëtarët, aq sa në sallë u pyet për deklaratat e para disa muajve të Edi Ramës për krijimin e një shteti Bektashi.

“Disa javë më parë unë lexova që Shqipëria do të krijonte një shtet të ri të vogël. Do të doja të dija më shumë në lidhje me këtë shtet, statusin ndërkombëtar që do të ketë, pse ky shtet do të krijohet?”, tha deputeti spanjoll Pablo Hispan.

“Nuk po flitet për një shtet të vërtetë, është e njëjtë për shembull si Vatikani. Të paktën kështu kanë kërkuar ata. Sigurisht që duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare, gjithashtu edhe të drejtat e tyre si komunitet”, tha Balla.

Me këto diskutime u mbyll edhe sesioni i parë i mbledhjes, që do të shtrihet në dy ditë, një në Tiranë dhe tjetra në Berat.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëdhënësja e BE-së: Kallas nesër takon liderët e Kosovës dhe Serbisë
Next Article KQZ insiston që votimi jashtë vendit të bëhet në ambasada, refuzon kërkesën e MPJD-së që votimi të bëhet në hapësira private

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?