By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Punëtorët e Volkswagen në grevë dyorëshe për shkak të njoftimit për ulje pagash dhe mbyllje të fabrikave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Punëtorët e Volkswagen në grevë dyorëshe për shkak të njoftimit për ulje pagash dhe mbyllje të fabrikave
Bota

Punëtorët e Volkswagen në grevë dyorëshe për shkak të njoftimit për ulje pagash dhe mbyllje të fabrikave

admin
Last updated: 02/12/2024 22:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Punëtorët në fabrikat e Volkswagen në të gjithë Gjermaninë kanë nisur grevat, pasi prodhuesi kërcënoi të mbyllte fabrikat mes kërkesës në rënie dhe një tranzicioni më të ngadaltë se sa pritej te automjetet elektrike.

Punëtorët në turnin e mëngjesit dolën në grevë për dy orë, ndërsa ata në turnin e mbrëmjes planifikojnë të largohen herët nga puna në shenjë proteste ndaj kërkesave të autoprodhuesit, të cilat përfshijnë uljen e pagave me 10 për qind.

Në fabrikën kryesore të Volkswagen në Wolfsburg, e cila ka të punësuar 70,000 njerëz, një grevë dyorëshe do të thotë se disa qindra vetura nuk mund të ndërtohen, thanë burimet e sindikatës, transmeton Telegrafi.

Përveç Wolfsburgut dhe Hanoverit, të cilët punësojnë 14,000 staf të tjerë, fabrikat e prekura përfshijnë Zwickau, fabrika e VW-së vetëm për vetura elektrike, ku punëtorët do të bëjnë grevë sot dhe nesër.

Është hera e parë që kompania ka kërcënuar të mbyllë fabrikat në Gjermani në historinë e saj 87-vjeçare, ndërsa prodhuesit evropianë luftojnë konkurrencën e huaj, kostot e larta të prodhimit dhe konsumimin e ngadaltë të automjeteve elektrike në kontinent.

Shitjet e veturave VW kanë rënë në Evropë pasi kërkesa ka ngecur dhe konsumatorët i kthehen benzinës. Në nivel global, shitjet në tre muajt e parë të vitit ranë me tre për qind, ndërsa shitjet e motorëve me benzinë ​​u rritën me katër për qind.

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hormoni kanceroz i ndaluar në BE, fermerët në Shqipëri e përdorin masivish
Next Article Samiti i fundit në NATO për administratën Biden, fokusi mbetet të mbështetja për Ukrainën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?