By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koci: Kallas është një hap më përpara Borellit e Lajçakut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Koci: Kallas është një hap më përpara Borellit e Lajçakut
Maqedoni

Koci: Kallas është një hap më përpara Borellit e Lajçakut

admin
Last updated: 04/12/2024 00:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Njohësi i zhvillimeve politike, Melazim Koci tha se takimi i sotëm në Bruksel i kryeministrit, Albin Kurti me përfaqësuesen e re të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ishte më shumë takim kortezie. Megjithatë, ai e vlerësoi faktin se Kallas kërkoi që të adresohet çështja e Banjskës dhe që sulmin në Ibër Lepenc e cilësoi si akt terrorist.

Sipas tij është e rëndësishme që Kallas e cila vjen nga Estonia dhe e njeh natyrën e politikes ruse, e riafirmoi qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbetet te “Marrëveshja Franko Gjermane” si rruga e vetme për avancimin e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së dhe tejkalimit të problemeve në raportet e ndrersjella .

Sipas tij, toni i Kallas ishte më i lartë si në kuptimin e dënimit të Serbisë.

”Kërkoi që të adresohet çështja e Banjskës, sulmin në Ibër Lepenc e cilësoi si akt terrorist dhe kërkoi llogaridhënie. Është ton tjetër, ka një dozë më të lartë të dënimit të veprimeve të Serbisë dhe kjo është pritur nga Kaja Kallas”, tha ai.

Koci tha se nëse çdo gjë do të varet nga Kallas do të ketë presion më të madh ndaj Serbisë, por sipas tij ajo është e hendikepuar sepse kohëve të fundit janë shtuar forcat e ekstremit të djathtë të cilat radhiten pas Rusisë.

Ai tha se kjo rrethanë mund të ia vështirësoi punën, por sipas tij, Kallas është një hap më përpara Borellit, Lajçakut dhe “garniturës së mëparshme” të Bashkimit Evropian.

“Vetëm sot ajo tha më shumë se Borrell për dy tre vite”, shtoi ai .

Ai tutje tha se është evidente që ardhja e dy përfaqësuesve të lartë nga Estonia si në Kosovë, si në Bruksel ka shkaktuar nervozë në Beograd.

Koci: Dialogu me Serbinë ka përfuduar

Kërkesat e kryeministrit Kurti janë të qëlluara por sipas Melazim Kocit ky dialog nuk mund të vazhdojë, dhe siç thotë ai “ky dialog ka përfunduar pavarësisht asaj që shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas thotë atë që duhet ta thotë”.

Ai shtoi se sulmi i fundit në Ibër Lepenc dëshmon qartë që Serbia ka hequr dorë nga zgjidhja apolitike për Kosovën, “nuk duan zgjidhje politike”.

“Mendoj që duhet një qasje krejt tjetër për dialog dhe ka ardhur koha që Kosova të thotë që ky dialog ka dështuar, por Kosova nuk heq dorë nga dialogu me bashkësinë ndërkombëtare për |”Marrëveshjen Franko- Gjermane”, pra për të mos marrë fajin e procesit”, tha ai.

Sipas tij në “Marrëveshjen Franko-Gjermane” ka elemente të cilat janë në favorin e Kosovës.

Ai shtoi se propozimi i presidentes Osmani ka shumë kuptim dhe se faktikisht nënkupton fundin e dialogut me Serbinë.

“Domethënë përfundon dialogu me Serbinë e vazhdon me Bashkësinë Ndërkombëtare mbi atë dokument, unë mendoj se kjo është rruga përpara e Kosovës deri sa të shohim një pozicionim të ri të administratës amerikane, deri atëherë duhet pritur, por deri atëherë Kosova duhet ta mbajë qëndrimin që i përmbahet Marrëveshjes Franko-Gjermane, do ta dialogoj atë temë me Bashkësinë Ndërkombëtare por jo me Serbinë”, tha Koci.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sabrina e tradhëtoi Pajtimin dhe ai e zbuloi, ajo e vrau nga frika se do e ndante
Next Article Mot me vranësira dhe kushte për reshje të dobëta të shiut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?