By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çka u tha në takimet e Kurtit në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe presidentin e Këshillit Evropian, Costa?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çka u tha në takimet e Kurtit në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe presidentin e Këshillit Evropian, Costa?
Maqedoni

Çka u tha në takimet e Kurtit në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe presidentin e Këshillit Evropian, Costa?

admin
Last updated: 04/12/2024 08:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas të martën pasdite ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë në Kosovë, kryeterroristin, Milan Radoiçiq, përgjegjës për sulmin në Banjskë.

“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Ia theksova që kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku”.

“Kryekrimineli i bandës që kreu këtë mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqesh dhe grupin e tij prej mbi 40 persona”, ka thënë Kurti.

E pas takimeve ndaras që ka realizuar me Kurtin dhe presidentin e Serbisë është deklaruar edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kallas.

Ajo ka thënë se autorët e sulmit të fundit terrorist duhet të përballen me drejtësinë.

Kallas pas këtyre takimeve në një postim në “X” ka shkruar se rruga e vetme për anëtarësimin në BE të dyja vendeve është normalizimi i marrëdhënieve.

“Takova sot kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Kallas.

Kallas ka theksuar se kanë folur edhe për sulmin e fundit terrorist në Ibër-Lepenc që ndodhi të premten më 29 nëntor.

“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas.

E gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e sapozgjedhur të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor,” ka deklaruar Kurti.

Gjatë takimit, Kurti ka theksuar përgatitjen dhe përkushtimin e Kosovës për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai i ka uruar Costës suksese në detyrën e re dhe ka ofruar bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, duke ritheksuar qëndrimin e Kosovës për integrimin në familjen evropiane.

“Vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket,” ka përfunduar Kurti.

Ndërsa, Costa, theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

“Le të punojmë për ta bërë realitet”.

“Ky ishte mesazhi që përcolla, së bashku me Kaja Kallas (shefja e diplomacisë së BE-së) dhe Marta Kos (Komisionere Evropiane për Zgjerim), gjatë darkës së sotme me liderët e Ballkanit Perëndimor”, tha Costa.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidenti jugkorean i kërkon parlamentit të ndalojë veprimet e pamatura
Next Article Moti sot në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?