By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vuçiq shfaq nacionalizmin e tij edhe nga Brukseli: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i vendos sanksione Rusisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vuçiq shfaq nacionalizmin e tij edhe nga Brukseli: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i vendos sanksione Rusisë
Maqedoni

Vuçiq shfaq nacionalizmin e tij edhe nga Brukseli: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i vendos sanksione Rusisë

admin
Last updated: 04/12/2024 08:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Edhe kur ndodhet në vendin që po kërkon vazhdimisht distancimin e Serbisë nga Rusia, presidenti serb Aleksandar Vuciq vuri në pah nacionalizimin e tij dhe dëshirën për t’u ulur në dy karrige, atë të BE-së dhe të jetë krah Rusisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë në Bruksel se nuk do të ndryshojë politikën e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse kushti i BE-së për hapjen e Klasterit Tre është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq tha se është e rëndësishme që Serbia të përmbushë kushtet që janë vendosur, por se nuk do të ndryshojë politikën e saj për këtë çështje.

“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar. Deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se ka qenë shumë gjatë në politikë për të ndryshuar bindjet e tij nën presionin e kujtdo.

“Serbia nuk është një grusht tërshërë që të gjithë po e shantazhojnë dhe kushdo mund ta grabisë. Pra le të bëjnë punën e tyre, ne të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiq.

Madje ai shfryëzoi Brukselin për disa deklarata populiste dhe përdhelëse që shkojnë në favor të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai theksoi se nuk e ndjek politikën e tij, të cilën nuk do ta ndryshojë, për shkak të interesave të tij personale, por sepse beson se është interes i Serbisë.

“Deri tani, ne e kemi udhëhequr vendin në një mënyrë shumë të mirë. Shikoni rezultatet, jo nëse dikush i pëlqen apo jo dikujt. Të gjithë këtu e dinë se Serbia është ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe të gjithë na përgëzojnë për këtë.” ka thënë Vuçiq.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot në Shqipëri
Next Article Si mund t’i shkatërrojë financiarisht prodhuesit e veturave, bateria elektrike?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?