By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski për interpelancën e BDI-së: Përpjekje e ulët për manipulim, Kuvendi do të veprojë siç vlerëson
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski për interpelancën e BDI-së: Përpjekje e ulët për manipulim, Kuvendi do të veprojë siç vlerëson
Maqedoni

Toshkovski për interpelancën e BDI-së: Përpjekje e ulët për manipulim, Kuvendi do të veprojë siç vlerëson

admin
Last updated: 04/12/2024 12:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot vlerësoi se interpelanca e paraqitur për punën e tij nga BDI-ja opozitare është “përpjekje e ulët për të manipuluar opinionin”, duke theksuar se Kuvendi do të veprojë ashtu siç vlerëson.

Në pyetjen e gazetarëve, Toshkovski tha se tezat të cilat janë parashtruar në periudhën e kaluar nga ana e opozitës, e veçanërisht nga BDI, janë në vetvete kontradiktore.

“Qytetari dhe populli i Maqedonisë së Veriut e di shumë mirë se çfarë qëndron pas kësaj interpelance nga aspekti i kërkesës së tyre. Paçin fat. Kuvendi do të veprojë në drejtim të asaj që vlerëson. Sinqerisht mendoj se kjo është një përpjekje e ulët për të manipuluar opinionin”, tha ministri Toshkovski pas takimit me ministrin e Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës, Nenad Neshiq.

Grupi Parlamentar i Frontit Evropian, dje ka dorëzuar interpelancë për ministrin Toshkovski dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni, të cilët, siç thonë, janë kryesisht përgjegjës për incidentet në ditën e flamurit shqiptar.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti, në një konferencë për shtyp tha se Toshkovski dhe Iseni, në ditën e festës së flamurit shqiptar, si persona përgjegjës kanë urdhëruar policinë që të ndërhyjë në mënyrë të paparë dhe të pajustifikuar, duke penguar një manifestim të qetë  dhe tradicional të shqiptarëve.

“Kjo ndërhyrje ka shkaktuar tensione të panevojshme dhe e minoi atmosferën e qetë dhe të bashkëjetesës ndëretnike. Policia në vend që të ruante rendin publik dhe t’i respektonte të drejtat e qytetarëve për të festuar këtë ditë, inkurajoi konfrontime dhe përshkallëzim të tensioneve. Ky keqmenaxhim i situatës ka ndodhur për shkak të paaftësisë dhe joprofesionalizmit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëvendësit të tij”, tha Bexheti.

BDI ka dorëzuar interpelancë për zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq dhe ka dorëzuar kërkesë në seancën e radhës të Kuvendit që në rend dite të vendoset informacioni për gjendjen e sigurisë në vend.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Propozimi i buxhetit për vitin 2025 në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor
Next Article Durmishi: Është paguar mbështetja financiare e organizatave të konsumatorëve, fondacionet, odat e zejtarëve dhe akreditimi i laboratorëve nga programet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?