By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dajbll: USAID-i është i përkushtuar në gjithëpërfshirje që forcon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rritjen ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dajbll: USAID-i është i përkushtuar në gjithëpërfshirje që forcon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rritjen ekonomike
Maqedoni

Dajbll: USAID-i është i përkushtuar në gjithëpërfshirje që forcon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rritjen ekonomike

admin
Last updated: 04/12/2024 13:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor – USAID-i është i përkushtuar për gjithëpërfshirje që forcon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rritjen ekonomike. Nëpërmjet programeve tona, 420 romë janë punësuar në kompani private ose me grante për vetëpunësim. Këto programe shkojnë përtej vendeve të punës – ata ndërtojnë dinjitet, siguri dhe rrugë për një të ardhme më të mirë, deklaroi sot përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dajbll në hapjen e Panairit për punësim në Shkup, organizuar nga Oda ekonomike dhe “Romalitiko”.

“Bashkëpunimi është çelësi i përparimit. Sot përshëndes ‘Romalitikon’ dhe Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut për lidhjen e romëve të cilët kërkojnë punë me punëdhënës gjithëpërfshirës si që është korporata ‘Laer’ e cila ka punësuar mbi 200 romë, përfshirë edhe në role udhëheqëse”, ka thënë Dajbll.

Ajo rikujtoi se falë partneritetit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe organizatave ndërkombëtare, shumica e romëve pa shtetësi tani kanë certifikata lindje – duke zhbllokuar qasjen në arsim, shëndetësi dhe punë.

Drejtori ekzekutiv i “Romalitiko”, Elvis Shakiri tha se është krenar për rolin që ata luajtën në fuqizimin e komunitetit rom.

“Romalitiko për herë të parë organizon një panair të tillë si një mundësi unike për të ndihmuar punësimin e komunitetit rom. Qëllimi i manifestimit është që komuniteti rom sot të ketë intervista të drejtpërdrejta me kompani private me qëllim për t’u punësuar më shpejtë”, deklaroi drejtori ekzekutiv i “Romalitikos”, Elvis Shakiri, para fillimit të Panairit të punësimit që po mbahet sot në Shkup.

Ai theksoi se “Romalitiko” në periudhën e kaluar ka arritur të lidhë rreth 420 romë të papunë me kompani nga sektori privat.

Kryetarja e Këshillit për përmirësimin e cilësisë dhe trajnimeve pranë Odës ekonomike, Natasha Janevska, tha se importi i fuqisë punëtore në vend nuk është zgjidhja më e mirë dhe shtoi se pikërisht mungesa e fuqisë punëtore është një nga problemet kryesore me të cilat përballen kompanitë nga e cila vuan dhe e gjithë ekonomia e Maqedonisë.

“Oda Ekonomike e cila dëshiron të tërheqë popullatën e aftë për punë në vendin tonë, pikërisht për këtë organizon panaire të tilla që kompanitë të plotësojnë vendet e punës me staf profesional. Panairi duhet të jetë një mundësi për kompanitë e tjera për të ardhur në punësimin sa më shpejtë për njerëzit që janë në dispozicion në vendin tonë, duke kontribuar në produktivitet më të madh të kompanive dhe ekonomisë së Maqedonisë”, tha Janevska.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Durmishi: Është paguar mbështetja financiare e organizatave të konsumatorëve, fondacionet, odat e zejtarëve dhe akreditimi i laboratorëve nga programet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës
Next Article Ministria e Mjedisit mbështet aksionin “Pastrimi gjeneral i fundjavës”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?