By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pasdite vazhdon debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pasdite vazhdon debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2025
Maqedoni

Pasdite vazhdon debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2025

admin
Last updated: 10/12/2024 15:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 dhjetor – Në Kuvend sot pasdite do të vazhdojë debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2025.

Sipas deputetëve të opozitës, propozim-buxheti për vitin 2025 nuk ofron politika të qëndrueshme që do të mundësojnë reforma strukturroe, rritje dhe zhvillim ekonomik, ndërkaq për pushtetin është i mirë dhe i përmbushë të gjitha kriteret.

Изјава на пратеникот Амар Мециновиќ од Левица. 

Amar Mecinoviq, deputet i SË Majtës theksoi se nuk do ta mbështesin Buxhetin.

“Bëj thirrje për maturi tek shumica në pushtet në përgatitjen e ribalanxit të Buxhetit të fokusohemi më shumë në politikat sociale dhe programet sociale të qytetarëve, në vend të qëllimeve afatshkurta politike të cilat i kanë projektuar në rpaort me zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Qeveria juaj djathtiste në këtë mandat do t’ua rrisë pensionistëve moshën për punë, e më pas do të flasim për pensionistët. Ndërkaq për rrogat që i rritët, politikat e Këshillit fiskal dhe të Ministrisë së Financave të cilat fare nuk janë të harmonizuara  nuk mund t’i përgjigjen cilësisë së jetës së qytetarëve në vitin e ardhshëm. Ne parapamë amandamente për politikat lokale sepse 250-350 milionët tuaj janë injektuar për ndikim korruptues të kryetarëve tuaj të komunave”, tha Mecinoviq.

Deputeti i partisë socialiste të Maqedonisë, Malisha Stankoviq konsisderon se buxheti i cili është propozuar, është i mirë dhe i përmbushë të gjitha kriteret.

“Konsideroj se në atë pikëpamje duhet ta mbështetni si E Majtë, sepse ky buxhet parasheh rritje të pensioneve për pensionistët. Mendoj se kjo është në përputhje me politikën dhe angazhimet tuaja. Ky buxhet parasheh edhe rritje të rrogave”, tha Stankoviq.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dragana Bojkovska në replikë ndaj deputetit Mecinoviq, tha se fokusi duhet të kahëzohet drejt rritjes së standardit jetësor të qytetarëve dhe u ndërlidh me vendosjen e tatimimit progresiv

“LSDM tentoi në vitin 2019 të vendoset tatimimi progresiv dhe duhet të pyeteni përse LSDM e tërhoqi tatimimin progrgesiv. Sepse, në të njejtin moment kur filloi të zbatohet ajo reformë tatimore në shtet u përballëm me situatën që llogaritë bankate të obliguesve tatimorë të zhvendosen jashtë vendit, me atë rrezik potencial t’i humbim këto mjete të cialt duhet të derdhen në buxhet dhe vetë ato mjete të cilat do të ishin paraparë në këtë buxhet, të mos i kemi mjetete e njejta. Plotësisht më duhet të theksoj se në momentin kur ishte parashtruar ky tatim progresiv të hyjë në fuqi, i përfshinte 1,5 për qind të qytetarëve. Çfarë do të thotë kjo? Se në Republikën e Maqedonisë nën “më të pasur” bëjnë pjesë 1,5 për qind e qytetarëve. Ne duhet të pyetemi me çfarë standardi jetësor përballemi në Maqedoni për pragun që ishte fillimisht prej 60 mijë denarëve të jetë për ata më të pasurit, e më vonë të ndryshohej në 90 mijë denarë. Për mua është humbëse dhe katastrofike të kemi situatë në të cilën vetëm 1,5 për qind në shtet të themi se kemi qytetarë më të pasur”, tha Bojkovska.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bytyqi: Buxheti i propozuar e hesht deficitin real dhe sforcon selektivitet lidhur me pagat dhe pensionet
Next Article Nikollovski: Bashkëpunimi me sektorin privat është i rëndësishëm në luftën kundër ekonomisë gri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?