By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Më i veçantë ishte Ozil”, ish-ylli i Real Madridit shpjegon pse e konsideronte Mesutin me ndikim më të madh se Ronaldo te Los Blancos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Më i veçantë ishte Ozil”, ish-ylli i Real Madridit shpjegon pse e konsideronte Mesutin me ndikim më të madh se Ronaldo te Los Blancos
Sport

“Më i veçantë ishte Ozil”, ish-ylli i Real Madridit shpjegon pse e konsideronte Mesutin me ndikim më të madh se Ronaldo te Los Blancos

admin
Last updated: 12/12/2024 09:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira e ka vlerësuar lartë ish-bashkëlojtarin e tij, Mesut Ozil, duke e cilësuar me më shumë ndikim se Cristiano Ronaldo te klubi nga Santiago Bernabeu.

Duke folur për gazetën Marca, Khedira tregoi arsyen pse ai e konsideron Mesut Ozilin si më ‘special’ në Real Madrid sesa Ronaldon.

“Të gjithë e kuptojnë Cristiano Ronaldon. Për të fituar ndeshjet, Cristiano ishte njeriu kryesor sepse ai kurrë nuk dështoi. Ai ishte gjithmonë aty. Na duhej një gol, topi shkonte te Cristiano”, ka thënë fillimisht Khedira.

“Por, lojtari më i veçantë për mua ishte Mesut Ozil. Dhe e shpjegoj me largimin e tij. Ditën që Mesut u largua, ne të gjithë i thamë Florentino Perezit: ‘Pse po e shet atë?”.

“Të gjithë ia thamë. Benzema, Cristiano, Ramos… Ozil ishte një gjeni absolut; ai ishte një magjistar i vërtetë”.

“Unë luajta pas tij, dhe ju i jepni një pasim të keq, dhe ai e kontrollonte topin me lehtësi… Unë kurrë nuk kam parë një lojtar me atë klasë dhe atë cilësi, me të vërtetë”, përfundoi gjermani.

Ozil u largua nga Real Madrid në vitin 2013 pasi kaloi tre sezone me klubin, pasi shënoi 27 gola dhe siguroi 81 asistime në 159 paraqitje për Los Blancos.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pa ujë Gllumova, Matka e Epërme dhe Matka e Poshtme
Next Article Micevski: BDI po zbaton standarde të dyfishta sa i përket përgjegjësisë së zyrtarëve të saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?