By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mërgimi zbrazë fshatin Çajlë të Gostivarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mërgimi zbrazë fshatin Çajlë të Gostivarit
Maqedoni

Mërgimi zbrazë fshatin Çajlë të Gostivarit

admin
Last updated: 14/12/2024 16:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 14 dhjetor – Lagje të shumta këtu në fshatin Çajlë të Gostivarit me vlerë qindra mijëra euro, por, për fat të keq, rezultojnë me dyer e dritare të mbyllura. Shkak migrimi. Kanë mbetur vetëm të moshuarit. Për Alsat me lot në sy rrëfejnë mallin për fëmijët, nipërit e mbesat.

“Më vështirë s`ka ku shkon më, s’ka ku shkon më keq. Kanë mbetur vetë të gjithë. Katër fëmijë kam gjithë i kam jashtë. Pesë- gjashtë nipa. Këtu jetoj vetëm me plakën. Sa e kam plakën s’është shumë rëndë por kur të ik ajo e të mbesim vetëm atëherë është keq”, tha Qefli Fazliu banor i fshatit Çajlë.

Gazetari:A ju mungojnë nipat mbesat ti keni bashkë në shtëpi si dikur?
“Eh ka vdekur më ajo kohë, skam ë nipa mbesa, vetëm vet. I shohim përmes telefonit vetëm”, shtoi Qefli Fazliu banor i fshatit Çajlë.

“Jeta tash është shumë e rëndë, jo pak por shumë, shumë, të jetojsh në pleqëri vetëm pa nipër e mbesa pa njerëz është katastrofë. Shumë e keqe është, jo vetëm për mua por për të gjithë që jetojnë vetëm. Është katastrofë. Gjendja ekonomike i ka detyruar të ikin. Jo që duan fëmijët të na lënë vetëm por detyrohen të ikin”, tha Sinan Elezi, banor i fshatit Çajlë.

Skender Ramadani jeton në Amerikë, ndërsa ka qenë i detyruar që prindërit t’i lërë vetëm. Ai thotë se me mendje gjithnjë është tek familja.

“Babain dhe nënën i kam këtu, unë kam lindur në Amerikë e jam rrit atje, por e keqja më e madhe për ne që jetojmë jashtë mos besimi dhe mos investimi në institucionet shëndetësore dhe gjendja jonë kombëtare na shqetëson më shumë, se jemi të bindur që nuk kemi besim në këto institucionet që do kujdesen”, tha Skender Ramadani, banor i Çajlës.
Fshati Çajlë ka gjithsej 1050 shtëpi, por sipas Bashkësisë Lokale, rreth 1000 rezultojnë pa njerëz. Në fshatin Çajlë ashtu sikurse edhe shumë fshatra të tjerë, janë ndërtuar morgje për ruajtjen e kufomave në rast të vdekjes së ndonjë të moshuari, për të pritur deri sa familja të arrijë në vendlindje.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Helmohet një fëmijë 3 vjeçar në Kumanovë
Next Article Ndihmë nga BE për përfundimin e spitaleve në Kërçovë dhe Shtip

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?