By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbahet takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, shqyrtohen disa çështje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbahet takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, shqyrtohen disa çështje
Maqedoni

Mbahet takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, shqyrtohen disa çështje

admin
Last updated: 17/12/2024 16:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut, të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian.

Sikur edhe herëve të mëparshme, së pari u zhvilluan takimet dypalëshe të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi i përbashkët trepalësh mes tyre filloi pas orës 15:00.

Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, Lajçak u ka raportuar ndërkohë përfaqësuesve të vendeve anëtare për gjendjen me dialogun dhe ka thënë se palët kanë treguar mungesë të qartë të gatishmërisë dhe vullnetit për të bërë ndonjë progres në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.

Siç raporton Euronews, takimi trepalësh në mes të emisarit special Lajçak me Bislimin dhe Pektoviqin është planifikuar të nis në orën 15:00.

Siç raporton Euronews në gjuhën serbe, delegacioni nga Beogradi ka kërkuar që të mbahet një takim trepalësh dhe të diskutohet për “situatën në Kosovë, deeskalimin dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.

Komisioni Evropian njoftoi më herët se do të ketë një sërë temash në tryezë. Takimi i fundit fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik është mbajtur në Bruksel më 24 tetor, kur është mbajtur një takim trepalësh. Megjithatë, palët nuk arritën të bëjnë përparim. REL

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fakiq: Të shqyrtohet serioizisht tërheqja e ndryshimeve të Ligjit për prokurime publike dhe të hapet një debat i gjerë publik
Next Article Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?