By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muri rrethues për godinën e re të SPAK, Këshilli i Ministrave miraton kompensimin për shpronësimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Muri rrethues për godinën e re të SPAK, Këshilli i Ministrave miraton kompensimin për shpronësimet
Shqipëri

Muri rrethues për godinën e re të SPAK, Këshilli i Ministrave miraton kompensimin për shpronësimet

admin
Last updated: 09/01/2025 23:11
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim muri rrethues për godinën e re të SPAK-ut”.

Shpronësimi do të kryhet në favor të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me një vlerë të përgjithshme prej 650,698.80 lekësh. Pronarët e pronave të prekura do të kompensohen në masë të plotë, bazuar në vlerësimet përkatëse.

Kompensimi do të bëhet pasi pronarët të dorëzojnë dokumentacionin justifikues pranë SPAK-ut, i cili është përgjegjës për procedurat e likuidimit.

Shpronësimi do të nisë menjëherë pas publikimit të vendimit në “Fletoren Zyrtare” dhe do të përfundojë brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e tij.

Zbatimi i projektit dhe përfundimi i punimeve do të kryhet në përputhje me afatet e caktuara nga SPAK.

Për realizimin e këtij vendimi, janë ngarkuar disa institucione përkatëse, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Drejtësisë, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Drejtorinë Vendore Tirana Veri dhe Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Next Article Siljanovska Davkova: Propozimi i Kostadinovit është i pahijshëm dhe do të thotë mosrespektim dhe mosnjohje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?