By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anulohet shpallja për punësim në Likovë pas ankesës për diskriminim nga ministri Minçev
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Anulohet shpallja për punësim në Likovë pas ankesës për diskriminim nga ministri Minçev
Maqedoni

Anulohet shpallja për punësim në Likovë pas ankesës për diskriminim nga ministri Minçev

admin
Last updated: 10/01/2025 15:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

 Shkup, 10 janar – Inspektorati Shtetëror i Punës, pas parashtresës nga ministri i Administratës Publike Goran Minçev, e ka anuluar shpalljen për punësim në Ndërmarrjen Komunale “Pisha” nga Likova, dhe punëdhënësi është njoftuar për duhet të eliminohen parregullsitë.

Ministri Minçev sot e përshëndeti reagimin e shpejtë dhe profesional të Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP), i cili pas një ankese konstatoi se shpallja për punësim në Ndërmarrjen Komunale “Pisha” nga Likova është publikuar në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

 

“Inspektorati Shtetëror i Punës ka informuar se më 8 janar të vitit 2025, pas një parashtrese të pranuar, në Ndërmarrjen Publike “Pisha” është kryer një inspektim i jashtëzakonshëm, gjatë të cilit është vërtetuar se shpallja për punësimin e katër personave nuk i ka përmbushur kushtet ligjore, në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Rregulloren për elementet e detyrueshme të shpalljeve publike. Si rezultat, shpallja është anuluar dhe punëdhënësi është njoftuar për nevojën për eliminimin e parregullsive”, theksohet në kumtesë.

Minçevi shpreh kënaqësi për masat e marra, të cilat sigurojnë respektimin e normave ligjore dhe garantojnë të drejtën për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Thekson se funksionimi i institucioneve është i mundur dhe se Ministria e Administratës Publike do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e sistemit të punësimit në sektorin publik, me synimin për të siguruar procese të drejta, transparente dhe profesionale.

 

“Ligji është i qartë – punësimi në sektorin publik duhet të bazohet në kualifikime, kompetenca dhe transparencë, jo në baza etnike apo të tjera diskriminuese. Qasja e këtillë e prish besimin në institucionet dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Vullneti politik për respektimin e ligjeve duhet të jetë parim themelor i çdo institucioni publik”, deklaroi ministri Minçev me rastin e dorëzimit të parashtresës.

Në kumtesë theksohet se Ministria e Administratës Publike, si bartëse e proceseve reformuese në sektorin publik, do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar institucione publike që do të bazohen në parimet e profesionalitetit dhe etikës.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ilire Dauti: Me ligj të rregullohet edhe statusi i UÇK-së!
Next Article Është hapur shërbim administrativ për dokumente personale në sektorin policor në Grupçin, Komuna e Zhelinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?