By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: EMV: Ngrohtoret vazhdojnë të funksionojnë me gaz natyror, furnizimi i mazutit është obligim ligjor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > EMV: Ngrohtoret vazhdojnë të funksionojnë me gaz natyror, furnizimi i mazutit është obligim ligjor
EkonomiMaqedoni

EMV: Ngrohtoret vazhdojnë të funksionojnë me gaz natyror, furnizimi i mazutit është obligim ligjor

admin
Last updated: 10/01/2025 15:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 janar – EMV njoftoi se në thirrjen publike të shpallur më 31 dhjetor të vitit 2024, për furnizimin e rezervave për lëndë djegëse alternative për 15 ditë punë të ngrohtoreve, nga ana e EMV Prodhim i ngrohjes – SHPKNJP Shkup, për të cilin hapja e ofertave ishte më 8 janar, nuk është dorëzuar asnjë ofertë. Për shkak të kësaj, nga EMV Prodhim i ngrohjes, theksojnë se punojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes adekuate.

Në kumtesë, njëherit përkujtohet se Ngrohtoret me të cilat menaxhon EMV Prodhim i ngrohjes SHPKNJP Shkup, përdorin vetëm gaz natyror si lëndë djegëse parësore në procesin e prodhimit të energjisë ngrohëse dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Kryerësi i prodhimtarisë së energjisë ngrohëse ka obligim ligjor të sigurojë rezerva operative nga karburantet alternative  në sasinë e cila është e nevojshme për të paktën 15 ditë punë me kapacitet maksimal sipas licencës, me qëllim që të sigurohet prodhim i sigurt, cilësor dhe i vazhdueshëm i energjisë ngrohëse. Prandaj, EMV Prodhim i ngrohjes, për shkak të obligimit ligjor, shpalli thirrje publike për ndarjen e marrëveshjes kornizë për furnizimin e rezervave për lëndë djegëse alternative për 15 ditë punë të ngrohtoreve më së shumti deri në 11.000.000 kg”, theksojnë nga kompania.

Thirrja, theksohet, ishte shpallur publikisht në faqen e internetit të SHA EMV www.elem.com.mk dhe në gazetat publike Gazeta Zyrtare dhe Koha dhe ishte e arritshme për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik.

Sipas thirrjes së publikuar, kompania planifikon të japë një marrëveshje kornizë me furnizuesin e përzgjedhur, pra mban të drejtën të blejë sasi të mazutit sipas nevojave aktuale, pra të mos blejë fare nëse rezulton e panevojshme. Në specifikimet teknike për subjektin e prokurimit në dokumentacionin e tenderit është definuar standardi që duhet të plotësojë mazuti, sipas kërkesave të rregullores së brendshme, si dhe sasitë treguese që do të nevojiteshin për regjimin maksimal të funksionimit të ngrohtoreve për 15 ditë, qëndron në kumtesën e SHA EMV.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë
Next Article Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t’u përfshirë nga flakët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?