By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I emëruari i Trump për CIA: Agjencia nuk është në pozitat e duhura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > I emëruari i Trump për CIA: Agjencia nuk është në pozitat e duhura
Bota

I emëruari i Trump për CIA: Agjencia nuk është në pozitat e duhura

admin
Last updated: 16/01/2025 08:10
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

John Ratcliffe, i emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, u tha senatorëve gjatës seancës së konfirmimit të mërkurën, se agjencia kryesore e spiunazhit duhet të bëjë një punë më të mirë për t’u dalë përpara kërcënimeve globale që vijnë nga Rusia, Kina dhe vende të tjera kundërshtare.

Ish Drejtor i Zbulimit Kombëtar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ish ligjvënësi John Ratcliffe, u tha senatorëve se nëse konfirmohet në postin e drejtorit të CIA-s, agjencia e zbulimit do të bënte më shumë për të shfrytëzuar teknologji si inteligjenca artificiale dhe kompjuterët kuantikë ndërsa do të zgjeronte aftësitë e agjencisë për të mbledhur më shumë të dhëna nga burimet njerëzore.

“Ne nuk jemi aty ku supozohet të jemi”, i tha zoti Ratcliffe Komisionit të Senatit për Zbulimin.

Zoti Ratcliffe tha se ai e sheh Kinën si rivalin më të madh gjeopolitik të Amerikës, me Rusinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe kartelet e drogës, bandat e hakerave dhe organizatat terroriste që paraqesin gjithashtu sfida për sigurinë kombëtare.

Ndërsa ligjvënësit republikanë e vlerësuan përvojën e zotit Ratcliffe, demokratët dhe një senator i pavarur u shprehën me tone skepticizmi. Ata e pyetën zotin Ratcliffe nëse besnikëria e tij ndaj zotit Trump do të binte ndesh me detyrat e tij për të ndjekur të dhënat e zbulimit pavarësisht se ku e çojnë. Zoti Ratcliffe i siguroi ligjvënësit se misioni i CIA-s do të ishte në plan të parë.

“A do të impononi ju ose ndonjë nga stafi juaj një provë lakmusi politik për punonjësit e CIA-s?”, shtroi pyetjen Senatori i pavarur Angus King, i cili përfaqëson shtetin Mein. “Jo”, ishte përgjigja e zotit Ratcliffe.

Zoti Ratcliffe u tha ligjvënësve se ai e mbështet Ligjin për Përgjimet e Zbulimit të Jashtëm, si një program që i lejon autoritetet të mbledhin të dhëna zbulimi të komunikimeve të jo-amerikanëve që ndodhen jashtë Shteteve të Bashkuara. Nëse këta individë komunikojnë me amerikanët, bisedat e regjistruara mund të fshihen, një fakt që ka ngritur pikëpyetje lidhur me shkeljen e të drejtave personale.

Zoti Ratcliffe tha se rregullat në fuqi janë hartuar për të siguruar mbrojtjen e privatësisë së amerikanëve. Nuk është i përkryer, tha zoti Ratcliffe për ligjin por: “Është kritik dhe i domosdoshëm”.

Një ish prokuror federal, zoti Ratcliffe ka shërbyer gjithashtu në Kongresin amerikan si përfaqësues i një zone të Teksasit. Ai ishte një mbrojtës i ashpër i Presidentit Trump gjatë procedurave të para për hapjen e procesit të shkarkimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas seancës prej dy orësh me pyetje për zotin Ratcliffe, komisioni i vazhdoi punimet me dyer të mbyllura për të diskutuar çështje të ndjeshme ose të fshehta të zbulimit.
Seanca dëgjimore është pjesë e një maratone njëjavore, ndërsa Senati i udhëhequr nga republikanët nxiton konfirmimin e figurave kyçe të kabinetit të ri qeveritar nga Senati i plotë përpara ditës së hënë, kur zoti Trump bën betimin si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara.

Zoti Trump dhe republikanë të tjerë e kanë kritikuar punën e CIA-s dhe agjencive të tjera të zbulimit, duke thënë se është përqendruar shumë në çështje si ndryshimet klimatike ose larmia e punonjësve.

Kryetari i komisionit, Senatori Tom Cotton, i cili përfaqëson shtetin Arkansas, përmendi rastin e fundit në Nju Orleans si një shembull të një sulmi vdekjeprurës që ndodhi pa asnjë paralajmërim nga organet e zbulimit.

“Në këto kohë të rrezikshme, agjencitë tona të zbulimit nuk kanë parashikuar ngjarje të mëdha apo nuk kanë zbuluar sulme të mundshme”, tha ligjvënësi Cotton gjatë seancës dëgjimore të mërkurën. “Mund të jap shembuj të tjerë, por mjafton të themi se shumë shpesh jemi në errësirë…..CIA ka neglizhuar misionin e saj kryesor”.

Thirrjet për ndryshime gjithëpërfshirëse i kanë shqetësuar disa zyrtarë aktualë të zbulimit dhe disa që kanë punuar në këtë fushë në të kaluarën, të cilët thonë se ndryshimet mund ta bëjnë vendin më pak të sigurt.

Nëse miratohet, zoti Ratcliffe do të zëvendësojë drejtorin në largim të CIA-s, William Burns. Ai do të bëhej drejtori i parë i Agjencisë Qendrore të Zbulimit që ka drejtuar më parë Zbulimin Kombëtar./VOA

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Next Article Zëvendëskryeministri Mexhiti do të flasë në ngjarjen përfunduese të tuining-projektit të BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?