By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, si hallkë më e rëndësishme e sistemit shtetëror
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, si hallkë më e rëndësishme e sistemit shtetëror
Maqedoni

VLEN: Përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, si hallkë më e rëndësishme e sistemit shtetëror

admin
Last updated: 17/01/2025 12:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar – VLEN përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, pasi ne vlerësojmë që hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror është arsimi, në fakt për ne ky është faktori kryesor për krijimin e një perspektive të re e produktive. Për vitin 2025 Qeveria ka vendosur rritje të hatashme të buxhetit për arsim si asnjëherë më parë. Pra, po flasim për një buxhet që do të arrijë vlerën e 38 miliardë denarë. VLEN ka rritur buxhetin për arsim në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon seriozitetin dhe angazhimin e VLEN-it për fushën më delikate atë të arsimit që ishte në letargji totale.

Me krenari, kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë informojmë publikun e gjerë që VLEN ka rritur edhe buxhetin për Universitetin e Tetovës, ku gjatë vitit 2025 janë paraparë 18 milionë euro, derisa buxheti i po të njëjtit universitet gjatë vitit 2024 ishte 12 milionë euro. Pra, kemi rritje për 6 milionë euro për këtë vit. Ky pra është ndryshimi nga plani në terren.

Përgjegjësia jonë nuk përfundon me kaq, sepse qasja jonë nuk është selektive e as e përgjysmuar, ne kujdesemi për universitetet tona publike me shumë kujdes sepse e dimë edhe historikun e themelimit të
tyre. Prandaj, ngjashëm sikurse për Universitetin e Tetovës që ndamë buxhet shumëfish më të lartë sesa vitet paraprake. Edhe për Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro.

Të nderuar qytetar,

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2025 përgatiti rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përmes përmirësimit të infrastrukturës arsimore, reformës së sistemit të financimit përmes granteve dhe
sigurimin e cilësisë dhe efektivitetit në arsimin e lartë në përputhje me praktikat e mira evropiane.

Koalicioni VLEN përkushtohet me përgjegjësi të lartë edhe për arsimin e mesëm ku kemi paraparë rritje të buxhetit në vitin 2025 deri në 29 milionë euro. Duke rritur edhe pagat e mësimdhënësve si në arsimin fillor ngjashëm edhe në atë të mesëm. Qeveria jonë do të vazhdojë të angazhohet të bëjë rikonstruksionin e shkollave fillore dhe ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore.

Gjithashtu, gjatë këtij viti jemi të vendosur që të angazhohemi në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, duke i përmirësuar kushtet në konviktet studentore. Qeveria ka paraparë rritje të madhe të
fondeve buxhetore të planifikuara për Rehabilitimin Energjetik të konvikteve, ku buxheti i projektuar për vitin e ardhshëm fiskal është gjashtë milionë euro pa përmendur ndërtimin e kampusit.

VLEN përkushtohet për qeverisje të mirë, cilësi më të mirë në arsim, kushte më të mira për nxënësit e studentët tanë. Sepse, këta janë aset kombëtar i këtij vendi prandaj edhe si të tillë duhet t’i trajtojmë. VLEN është e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nxënësit e studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit e rajonit.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 86 milionë euro do të investohen për efiçiencë në ndërtesat publike
Next Article Sindikata e AOGJSH-së ka shtruar kërkesë për takim me Qeverinë, nëse nuk arrihet marrëveshje, nuk përjashtohen hapa më radikale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?