By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rokas: Shfrytëzojeni momentin drejt zgjerimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rokas: Shfrytëzojeni momentin drejt zgjerimit
Maqedoni

Rokas: Shfrytëzojeni momentin drejt zgjerimit

admin
Last updated: 17/01/2025 14:08
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar – Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë vazhdimisht në forcimin e rolit të Kuvendit si forum për dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ​​me qëllim të përshpejtimit të reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bëri thirrje ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas sot në Parlament në seancën e përbashkët të Këshillit parlamentar për eurointegrime dhe Komisionit parlamentar për çështje evropiane, ku në rend dite ka qenë Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Rokas në fjalën e vet tha se duhet të shfrytëzohet momentumi ndaj vendit tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

“Dëshiroj t’ju inkurajoj që të shfrytëzoni momentumin aktual drejt zgjerimit. Ka një moment të vërtetë, ka përkushtim të vërtetë. Nga ana jonë, ne jemi të përkushtuar dhe të gatshëm t’ju ndihmojmë të hapni rrugën drejt Bashkimit Evropian. Siç e keni dëshmuar të gjithë në raportet e fundit nga Brukseli, ka një interesim të madh dhe vullnet të mirë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hapur kapitullin e parë të negociatave. Kryetari i ri i Këshillit, komisari i ri për zgjerim dhe nënkryetarja e Komisionit Kallas, të gjithë kanë shprehur mbështetjen e tyre për rrugën tuaj drejt BE-së”, ka thënë ambasadori i BE-së.

Ai porositi deputetët që ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi, në radhë të parë për përfitimet e qytetarëve që duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ambasadori i BE-së theksoi se zgjedhjet dhe emërimet “në pozita të caktuara në institucione dhe agjenci shtetërore duhet të jenë në kohë dhe të bazuara në merita” dhe se flamuri evropian duhet të përdoret vetëm në rastet për ligjet për harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Përbërja e re parlamentare duhet të përshpejtojë punën e saj dhe të vazhdojë me reformat që janë të nevojshme për procesin e integrimit evropian të vendit, përfshirë ndryshimet kushtetuese. Kuvendi duhet të miratojë agjendë që do të reduktojë përdorimin e procedurave në formë të shkurtuar ose urgjente të ligjeve dhe t’i kushtojë vëmendje përdorimit të duhur të flamurit evropian, procedurë që ka qenë e dukshme në të kaluarën. Përdorimi i flamurit evropian në procedura duhet të lidhet vetëm me ligjet që për qëllim kanë harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të bazohet në konsultime gjithëpërfshirëse, përfshirë konsultimet me Komisionin Evropian”, ka thënë Rokas.

Duke iu referuar raportit të KE-së, ai ka thënë se përbërja e dhjetë parlamentare e ka kryer mandatin e saj në mënyrë të kënaqshme, ka pasur polarizim politik dhe siç tha ai, “ka pasur një vonesë të caktuar në emërimin e posteve të caktuara në institucionet shtetërore”.

Zëvendësministrja për Çështje evropiane, Viktorija Trajkov në fjalën e saj në seancën kushtuar Raportit të progresit të KE-së për vendin, theksoi se nga Komisioni Evropian “kemi marrë një pasqyrë objektive të gatishmërisë së vendit për të arritur rregullat dhe standardet evropiane, si dhe çfarë është bërë gjatë vitit të kaluar”.

Kryetari i Këshillit nacional për eurointegrime, Venko Filipçe në seancë tha se përshpejtimi i reformave në fushat kyçe është i domosdoshëm për përparimin e vendit dhe se “të gjithë duhet të kontribuojnë në hapjen e klasterit të parë”. Filipçe paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të ketë seanca më të shpeshta të këtij trupi parlamentar.

“Do të jemi në një formë edhe kontroll edhe mbështetje për Qeverinë në realizimin e detyrave që kemi përpara, në radhë të parë në fushën e agjendës së reformave. Është mirë të ruhet konsensusi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vlerësoj se përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike dhe ekonomike të pranishëm sot do të kontribuojnë në punën, do ta mbështesin Qeverinë në arritjen e këtij procesi në mënyrë që procesi të përshpejtohet dhe se në këtë përbërje të Kuvendit dhe në këtë mandat do të hapet klasteri i parë”, ka thënë Filipçe.

Sipas tij, duke punuar së bashku në këtë nivel ku “publiku dhe qytetarët do të informohen për atë se si do të realizohen hapat mbi agjendën e reformave”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Nikolloski paralajmëroi linjën e nëntë ajrore, pret edhe numër rekord të investimeve të huaja
Next Article Kasami takon Begajn

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?