By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha në Gjirokastër: Hapëm dyert e integrimit për Shqipërinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha në Gjirokastër: Hapëm dyert e integrimit për Shqipërinë
Shqipëri

Berisha në Gjirokastër: Hapëm dyert e integrimit për Shqipërinë

admin
Last updated: 19/01/2025 13:21
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me rastin e 34-vjetorit të themelimit të kësaj partie zhvilloi sot një takim me strukturat e PD dhe simpatizantë të kësaj force politike në Gjirokastër.

Kreu i PD tha se themelimi i kësaj partie 34 vite më parë, ishte triumf i idealeve më fisnike të njeriut, i lirive dhe të drejtave të tij, i iniciativës së lirë, i interesit kombëtar dhe patriotizmit, i prirjes apo vokacionit perëndimor të kombit tonë.

“Në 34 vite, PD e themeluar pra mbi vlerat dhe idealet e lirisë, bëri gjithçka për garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarit shqiptar. Transformoi Shqipërinë, hapi dyert e integrimit të saj në Këshillin e Europës, NATO, në Bashkimin Europian. Por, edhe një arritje tjetër e cila është ndofta ndër më themeloret në tërë historinë tonë, që shpesh harrohet dhe nuk është e shkruar, është fakti se në vitin 2008, ne nga njerëzit më të keqpaguar historikisht në këtë rajon, u bëmë qytetarët më të mirëpaguar se të gjitha kombet e tjera të rajonit. Kaluam nga grupi i kombeve me të ardhurave të ulëta, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta dhe kjo përbën një ‘quantum lip’ kjo përbën një arritje historike për ne”, u shpreh Berisha.

Sipas, kreut të PD, në këtë rrugë zhvillimi, Partia Demokratike ia doli që të kthejë në Shqipëri shumë familje emigrantësh.

“Mbi 180 mijë familje emigrantësh dhe emigrantë u kthye në Shqipëri. Ju jeni dëshmitarë, nuk kishte shkolla të mbyllura, ishin plot me nxënës dhe ne rindërtuam dhe ndërtuam 1300 shkolla dhe objekte arsimore. Universitetet këtu në Gjirokastër, por edhe aty ku i hapëm në Sarandë, Peshkopi, Kukës, Berat, ishin plot me të rinj. Sigurisht shqiptarët nuk kishin rrogat që meritonin, por rrogat e tyre rriteshin nga viti në vit. Dhe së bashku me rrogat rritjes dhe shpresa për një jetë më të mirë, se jeta përmirësohej”, tha ai.

Në fjalën e tij me simpatizantë dhe mbështetës të PD në Gjirokastër, Berisha tha se në 10 vite, 2014-2024 vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar nga Shqipëria 1 milion e 99 mijë qytetarë.

“Nëse shtojmë këtu ata që janë larguar për në SHBA, Britani, Australi, Kanada dhe mbarë botën, ju garantoj se janë mbi 45 për qind e shqiptarëve. Dhe në këta 45% e shqiptarëve të dashur miq, 70% janë të rinj. Kurrë ndonjëherë një komb edhe në luftërat më të egra, civile apo pushtuese, nuk kanë braktisur vendin, siç kanë braktisur shqiptarët gjatë këtij pushtimi të narkoshtetit”, theksoi Berisha.

Kreu i PD-së u ndal edhe tek programi i kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, në tre muajt e parë vendoset minimumi jetik, 200 euro. “Nuk ka shqiptarë, të papunë, pensionistë, me ndihmë ekomomike, cilido qoftë ai, që nuk do të marrë në muaj 200 euro. Me 200 euro, se ju e dini, ne zhdukim mjerimin. Nuk ka mjerim me 200 euro për frymë”, u shpreh Berisha.

Së dyti, sipas tij, rrogë minimale nuk mund të ketë në Shqipëri, ndën 500 euro. “Garantoj sipërmarrësit se pasojat e rritjes së kësaj rroge në 500 euro, do të kompensohen qindarkë për qindarkë nga shteti me ulje taksash dhe stimuj të tjerë.
Nuk mjaftojnë këto, janë vetëm fillimi”, deklaroi Berisha.

“Të gjithë ata të cilët do të marrin minimumin jetik, do të ju kthehet mbrapsh TVSH–ja e ushqimeve, e mallrave bazë, e cila është sa 3 pensioneve. Pra një pensionist që merr 12 pensione, do të marrë realisht 15 pensione”, tha ai.

“Nuk do të ketë kurrë më naftë me këto çmime stratosferike në Shqipëri. Nafta nuk do të mund të shitet në këtë vend, me lëvizje më të mëdha se 10% me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni”, u shpreh Berisha.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AKB: Reduktimet e energjisë po u shkaktojnë humbje bizneseve
Next Article Australian Open, Djokovic sfidon Alcaraz për një vend në gjysmëfinale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?