By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Altin Dumani zbulon se në cilën fazë janë hetimet për Veliajn dhe inceneratorin e Tiranës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Altin Dumani zbulon se në cilën fazë janë hetimet për Veliajn dhe inceneratorin e Tiranës
Shqipëri

Altin Dumani zbulon se në cilën fazë janë hetimet për Veliajn dhe inceneratorin e Tiranës

admin
Last updated: 20/01/2025 14:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim informal me gazetarët, mbi disa çështje me rëndësi për drejtësinë.

I pyetur në lidhje me hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nëse SPAK ka mjaftueshëm prova sa të regjistrojë emra personash nën hetim, Dumani tha se hetimi është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëjë publik më shumë detaje.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion. Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, tha Dumani.

Dumani foli është për çështjen e inceneratorit të Tiranës, për për cilën tha se pas sekuestrimit, ka masa sigurimi për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde.

“Çështja e inceneratorit të Tiranës a është hetuar, ku kanë shkuar paratë?”- pyeti një prej gazetarëve të pranishëm.

“Në momentin që është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, tha Dumani.

Dumani foli gjithashtu edhe për kallëzimet nga institucionet e tjera në SPAK, për të cilat tha se janë inkurajuar që ta furnizojnë Prokurorinë e Posaçme me materiale.

“Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit”, përfundoi Dumani, shkruan A2 CNN.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, biseduan për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Next Article Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona ironizon: Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kenaqeni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?