By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkolla prej barake në Bllacë me vetëm 12 nxënës e 3 arsimtarë, nga klasa e 6 udhëtojnë larg ose në Han të Elezit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shkolla prej barake në Bllacë me vetëm 12 nxënës e 3 arsimtarë, nga klasa e 6 udhëtojnë larg ose në Han të Elezit
Maqedoni

Shkolla prej barake në Bllacë me vetëm 12 nxënës e 3 arsimtarë, nga klasa e 6 udhëtojnë larg ose në Han të Elezit

admin
Last updated: 20/01/2025 18:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 janar – Ky objekt nga jashtë nuk i ngjanë, por në fakt është shkollë. Në maje të kodrës, e rrethuar nga ferma të kafshëve. Ndonëse janë pak nxënës, mjaftojnë ta mbajnë gjallë këtë shkollë, e cila është periferike e fillores së Bllacës. Shkolla “Mihail Grameno” në Lagjen Bardhi të fshatit Bllacë, në të pesë paralelet ka vetëm 12 nxënës. Ky gjysmëvjetor i gjeti ata me energji të reja, por me probleme të vjetra. Ata zhvillojnë mësim të kombinuar por vetëm deri në klasë të pestë. Nga klasa 6 deri në të 9 këta nxënës janë të detyruar të udhëtojnë.

“Ky është viti i tretë që në këtë barakë po zhvillohet mësimi fillor për lagjen Bardhi, këtu në fshatin Bllacë. Por, pas kryerjes së klasës së 5-të, nxënësit janë të detyruar të zgjedhin ndërmjet shkollës qendrore që është lart në Bllacë të Epërme, e quajtur ‘Mihail Grameno’ ose të shkojnë në Hanë të Elezit, e cila është shumë më afër, por kanë problem me dëftesat të cilat pastaj duhet të nostrifikohen”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

Ky arsimtar prej 40 vitesh në arsim thotë se si çdo fillim viti kanë problemet e njëjta. Edhe pse në çdo vit mësimor ka nga 2-3 nxënës të regjistruar, ata që duan të vazhdojnë shkollën duhet të kalojnë kufirin.

“Fëmijët tanë pasi të mbarojnë klasën e 5-të vazhdojnë në Hanë të Elezit, e kemi më afër se kushtet për të udhëtuar lart deri në Bllacë, fëmijët e vegjël nuk munden. Andej kufirit janë shumë afër dhe zakonisht atje shkojnë. Po dëftesat që i marrin nga shteti tjetër nga Republika e Kosovës, a ju paraqesin probleme? Ai është problem i kahmotashëm sepse duihet nostrifikimi i dëftesave. Duhet ët përcillet përmes ministrive dhe nuk shkon dorë më dorë por përmes institucioneve”, deklaroi Muhib Xhaviti, arsimtar.

Nga gjithsej tre arsimtarë në këto dy klasa, me mësim të kombinuar klasorë thonë se kushtet i kanë të mira, por mungesa e nxënësve është si pasojë e shpërnguljes masive të kësaj lagje që gjendet në zonë neutrale.

“Këtu zhvillohet mësimi mirë në klasa të kombinuara, ngecje diçka nuk kemi në material, kushtet janë shumë të mira, çdo gjë që është e nevojshme i kemi këtu. Kemi edhe kompjuterët dhe pjesa teknike është e zhvilluar nuk kemi ngecje diçka”, shtoi Shpresa Rrogaqi, arsimtare.

Problemi i shkollës së lagjes Bardhi në Bllacë të poshtme është prej shumë vitesh ngaqë nxënësit detyrohen të udhëtojnë me shpenzime familjare në shtetin e Kosovës për të kryer shkollën fillore, e cila është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari të vendit, tu sigurohen kushte për arsimin fillor. Edhe pas shumë premtimeve që ky problem do të rregullohet në çështje afatgjate, zgjidhja e vetme është kjo barakë e vendosur pas shumë insistimeve të mediave dhe protestave të banorëve të këtij fshati.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit
Next Article “Nga sot do kemi vetëm dy gjini”/ Trump premton paqen në botë dhe kërcënon Meksikën: Së shpejti do kemi Gjirin e Amerikës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?