By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kambovski: Këshilli Gjyqësor të veprojë më shpejt dhe me efikasitet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kambovski: Këshilli Gjyqësor të veprojë më shpejt dhe me efikasitet
Maqedoni

Kambovski: Këshilli Gjyqësor të veprojë më shpejt dhe me efikasitet

admin
Last updated: 21/01/2025 19:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Kreu i ri i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski zotohet se do ta kthejë besimin e qytetarëve te institucioni që drejton. Në intervistë për Alsat, ai komentoi edhe paralajmërimin për shkarkimin e mundshëm të pesë anëtarëve të Këshillit të cilët i zgjedh kuvendi. Kambovski thotë se vendimi është i legjislativit por vlerëson se përgjegjësia duhet të jetë individuale.

“E kam thënë më shumë se një herë që jam për përgjegjësi individuale, jo për përgjegjësi kolektive. A do të nisë Kuvendi apo jo procedurë, nuk e di, kështu që, i takon një pushteti tjetër, duhet të bashkëpunojnë të tre organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, jam i sigurt se kur veprojnë, autoriteti legjislativ, pra Kuvendi, do t’i kushtojë vëmendje edhe ligjeve, kushtetutës, i cili në fakt i nxjerr vetë ato ligje”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Ndërsa në fazë hartimi është ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, i cili duhet të jetë gati brenda qershorit, Kambovski shpreson se ligji do të shkurtojë kohëzgjatjen e procedurave kur ky organ të vendosë për një rast konkret.

“Procedurat që i zhvillojmë mund të përshpejtohen, sepse jemi dëshmitarë se procedurat janë relativisht të gjata kurse qytetarët janë të padurueshëm për vendimet e Këshillit, ne jemi ende të lidhur me disa norma ligjore dhe veprimet janë në përputhje me ato norma ligjore. Do të ishte mirë që aty të bëhej ndonjë ndryshim, që Këshilli Gjyqësor të vepronte me efikasitet dhe shpejtësi më të madhe”, u shpreh Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Kambovski u zgjodh në mënyrë unanime si kryetar i ri më 3 janar, ndërsa 1 vit është anëtar i këshillit. Ai vjen në krye të detyrës në kohën kur Këshilli përballet me kritika të vazhdueshme për punën e tij nga pushteti ekzekutiv, prandaj ky organ është nën monitorim të posaçëm publik. Ai pritet të mbajë nesër seancën e parë si kryetar./

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vendimet e Trump lidhur me Meksikën, reagon presidentja e vendit: Do të mbrojmë sovranitetin dhe pavarësinë
Next Article Mickoski në Uashington mori pjesë në ceremoninë “Zëra të lirisë” dhe realizoi shumë takime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?