By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Bota

Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

admin
Last updated: 22/01/2025 08:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Donald Trump është përpjekur të negociojë një shitje të mundshme të TikTok në televizion drejtpërdrejt, në atë që supozohej të ishte një njoftim për investime në infrastrukturën e inteligjencës artificiale (AI).

Presidenti amerikan po mbante një konferencë shtypi rreth një investimi prej 500 miliardë dollarësh në infrastrukturën e AI në SHBA, por u pyet për një sërë temash.

Në një moment ai u përpoq të negocionte shitjen e TikTok me biznesmenin amerikan Larry Ellison, i cili thuhet se vlen më shumë se 204 miliardë dollarë.

Trump gjithashtu duhej të mbronte disa nga veprimet e tij vetëm një ditë pas mandatit të tij të dytë, transmeton Telegrafi.

Kur u ngrit tema e TikTok, Trump tha se ishte “i hapur” për mikun e tij të ngushtë Elon Musk duke blerë aplikacionin, duke shtuar: “Unë do të isha, nëse ai do të donte ta blinte atë. Do të doja që Larry [Ellison] ta blinte po ashtu”.

“Kam të drejtën të bëj një marrëveshje, marrëveshjen që po mendoj, Larry le të negociojmë para mediave”, vazhdoi ai.

“Marrëveshja mendoj se është kjo. Unë jam takuar me pronarët e TikTok, pronarët e mëdhenj, është e pavlerë nëse nuk merr leje… me një leje vlen sa një trilion dollarë”, shtoi Trump.

“Ajo që po mendoj t’i them dikujt është ta blejë atë dhe të japë gjysmën në SHBA, dhe ne do t’ju japim një leje… SHBA do të jetë partneri përfundimtar dhe SHBA do ta bëjë shumë të vlefshëm për ta”, tha për fund presidenti i ri amerikan.

Gjatë konferencës për shtyp, Trump tha gjithashtu se mori një “letër shumë të bukur” nga Joe Biden në largim.

“Ishte pak një letër e tipit frymëzues, gëzim, bëj një punë të mirë, e rëndësishme, shumë e rëndësishme është puna, mendoj se ishte një letër e bukur, mendoj se duhet t’i lë njerëzit ta shohin atë… E vlerësova letrën ”, tha ai.

Si pjesë e urdhrave ekzekutivë që Trump nënshkroi të hënën, ai lëshoi ​​falje për më shumë se 1,500 njerëz të përfshirë në trazirat e Kapitolit – duke përfshirë udhëheqësit e Proud Boys dhe të Oath Keepers.

I pyetur se si e justifikonte faljen e protestuesve të dënuar të dhunshëm, disa prej të cilëve sulmuan policinë, ai tha: “Unë jam miku i policisë më shumë se çdo president që ka qenë në këtë zyrë. Atyre u është dhënë një falje, mendova se dënimet e tyre ishin qesharake dhe të tepruara”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin
Next Article Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?