By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve
Sport

Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve

admin
Last updated: 22/01/2025 08:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Barcelona është bërë një nga dy skuadrat, së bashku me Liverpoolin, që kalojnë  automatikisht në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe këtë e bënë duke fituar ndeshjen e tyre të gjashtë radhazi në këtë garë. Megjithatë, kjo fitore në Benfica nuk ishte aspak e thjeshtë, me tre gola në 20 minuta duke parë katalanasit të rikthehen nga 4-2 për ta çuar ndeshjen në fitore me rezultatin 5-4.

Hansi Flick kishte mbikëqyrur më parë një ndeshje me 10 gola në Estadio da Luz, teksa Bayern Munich e mposhti në mënyrë famëkeqe Barcelonën me rezultat 8-2 në 2020, dhe tani ai ka arritur një fitore me nëntë gola në të njëjtin stadium.

Duke folur për Movistar+, gjermani reflektoi për fitoren në Lisbonë, ndërsa vlerësoi mentalitetin me të cilin luajtën lojtarët e tij gjatë 96 minutave. “Ishte një lojë e çmendur. Gjëja më e mirë ka qenë mentaliteti. Ky është futbolli. Nuk mendoj se kam përjetuar ndonjëherë një rikthim si ky. Ata ishin shumë të mirë në tranzicione dhe na kanë shënuar mirë. Na detyruan të mbroheshim shumë thellë, pasi nuk ishim të pozicionuar mirë. Zëvendësimet na ndihmuan shumë”, ka thënë fillimisht Flick.

Ndeshja pati mjaft dramë, por edhe shumë gabime. Ëojciech Szczesny ishte në zemër të tyre në pjesën e parë, teksa i dhuroi Benficës golin e dytë të mbrëmjes përpara se të jepte një penallti për Vangelis Pavlidis për të shënuar het-trikun e tij. Ishte paraqitja e parë e polakut në Ligën e Kampionëve për Barcelonën, por Flick mbrojti vendimin e tij për të luajtur me veteranin përpara Inaki Pena.

“Cili lojtar nuk gabon? Ne të gjithë i bëjmë ato. Ne fitojmë dhe humbasim së bashku. Më pëlqeu ajo që pashë (nga ai) në pjesën e dytë”, përfundoi gjermani.

Barcelona pret Atalantën në ndeshjen e saj të fundit të Ligës së Kampionëve në mesjavën e ardhshme, dhe megjithëse ata tashmë janë të sigurt se do të përfundojnë brenda tetëshes më të mirë, Flick do të dëshirojë që skuadra e tij ta fitojë atë ndeshje për të siguruar një fund të përsosur në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar
Next Article Horoskopi për ditën e sotme, 22 janar 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?