By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë
Sport

Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

admin
Last updated: 22/01/2025 10:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Heroi i Barcelonës, Raphinha, thuhet se u sulmua nga nikoqirët e Benficës pas fitores së katalunasve në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Barcelona bëri një kthesë të pabesueshme në Benfica në ndeshjen e xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve. Edhe pse po humbte 1-3 pas gjysmë ore, dhe 2-4 në minutën e 68-të, ajo arriti të fitojë 5-4 në fund të ndeshjes.

Heroi i triumfit të mrekullueshëm ishte Raphinha. Në minutën e 64-të, ai shënoi një gol që e ktheu Barcelonën në ndeshje, duke ngushtuar rezultatin në 2-3, dhe më pas shënoi në minutën e pestë të shtesës për t’i dhënë Barcelonës fitoren 5-4 në një nga rikthimet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve.

Futbollistët e Barcelonës e festuan triumfin e papritur dhe kjo nuk u pëlqeu nikoqirëve portugezë. Disa lojtarë të Benficas sulmuan Raphinhan në tunelin e stadiumit të tyre.

Sipas mediave spanjolle e në veçanti Movistar+, shkruajnë se është dashur të ndërhyjë policia për të qetësuar gjakrat dhe për të ndaluar përplasjen.

Raphinha konfirmoi përplasjen pas ndeshjes, duke treguar gjithçka çfarë ndodhi.

“Më kanë fyer dhe unë ia kam kthyer. Po të më respektojnë do t’i kisha respektuar. Përkundrazi më kanë fyer, por nuk u kam pasur borxh”, ka thënë fillimisht Raphinha.

“Kjo është ndeshja ime më e mirë. Jam krenar që jam te Barça dhe krenar për këtë ekip. Do të vrisja dhe do të vdisja për të”, përfundoi braziliani.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: BDI non grata në opozit, Drin Ahmeti në hollet e Prokurorisë, përfundoi epoka e ndikimit në gjykata
Next Article Gjesti i drejtohet banorëve: Unë nuk i kam dy ditë shkollë, por këtu po ua dridh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?