By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ligjet” pro letërnjoftimit digjital, Mahila: Të sigurta, sipas standardeve të BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Ligjet” pro letërnjoftimit digjital, Mahila: Të sigurta, sipas standardeve të BE-së
Shqipëri

“Ligjet” pro letërnjoftimit digjital, Mahila: Të sigurta, sipas standardeve të BE-së

admin
Last updated: 23/01/2025 12:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Qytetarëve shqiptarë përveç kartës fizike të identitetit do t’u krijohet mundësia që të pajisen edhe me letërnjoftim digjital.

Në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila prezantoi projektligjin për disa ndryshime “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”.

Mahila theksoi se qëllimi i këtij projektligji është “krijimi i mundësisë për pajisjen me letërnjoftim digjital e-ID për të gjithë shtetasit e pajisur me letërnjoftim elektronik në kuadër të digjitalizimit, modernizimit të sistemeve elektronike, si dhe zbatimin e skemave të sigurta të shërbimeve e-ID”.

Mahila tha më tej se, kjo nismë është pjesë e Strategjisë Ndërsektoriale Axhenda Digjitale e Shqipërisë dhe planin e veprimit 2022-2026.

“Propozimi për ndryshimin e këtij projektligji vjen në një linjë me listën unike të projekteve me rëndësi kombëtare, ku projekti i identitetit digjital për shtetasit shqiptar është pjesë e listës”, tha Mahila.

Sipas Mahilës “ndryshimi i ligjit do të krijojë një bazë të ligjshme për pajisjen e shtetasve shqiptare me letërnjoftim digjital duke e lejuar këtë proces të realizohet në përputhje me standardet e BE-së dhe garantuar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare”.

“Qëllimi është për të kontribuar në modernizmin e administratës publike si dhe të lehtësojë aksesin e qytetarëve në mjedisin digjital”, u shpreh Mahila.

“Kjo ndërhyrje do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik social dhe institucional të vendit duke përmirësuar jetën e qytetarëve dhe duke rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, tha Mahila.

Mahila shtoi se projektligji ka si qëllim përmirësimin dhe standardizimin e mënyrave të identifikimit të qytetarëve në ambientin digjital.

Sipas Mahilës projektligji “standardizon identifikimin e qytetarëve në nivel evropian dhe implementon një identitet digjital të përbashkët, i cili mund të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet dhe bizneset evropiane”.

“Në mungesë të një kuadri ligjor, identifikimi digjital nuk mund të përdoret si mjet i njohur zyrtarisht për transaksione administrative, publike ose private”, tha Mahila.

“Kjo iniciativë përfaqëson një hap të madh para drejt një të ardhme më të sigurt më efikase dhe më të digjitalizuar për të gjithë qytetarët shqiptarë për të cilët do të punojmë së bashku për ta bërë këtë vizion një realitet të prekshëm për të gjithë”, u shpreh Mahila.

Në fund të diskutimeve, kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka tha se mazhoranca është pro kësaj nisme, e cila synon vijimin e modernizimit dhe digjitalizimin, duke lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve .

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK kërkon konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të anëtarit të një grupi të strukturuar kriminal
Next Article Letërnjoftimet digjitale, Çupi: Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?