By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Letërnjoftimet digjitale, Çupi: Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Letërnjoftimet digjitale, Çupi: Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor
Shqipëri

Letërnjoftimet digjitale, Çupi: Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor

admin
Last updated: 23/01/2025 12:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u diskutua sot projektligji për disa ndryshime “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”.

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi u shpreh kundër këtij projektligji dhe tha se “duket qartë përpjekja e qeverisë për të dhënë koncesionin e radhës”.

“Është projektligj ku parashikimi buxhetor, të paktën atë se çfarë keni thënë e keni deklaruar ju, mbi 5 miliardë lekë kosto, dhe e mbyllni relacionin duke thënë se këto efekte financiare do të përballohen nga buxheti i kompanisë “IdentiTek” ose në varësi të studimit të vizibilitetit nga shoqëri të tjera që kanë kapacitete teknike dhe financiare”, tha Çupi.

Sipas Çupit “është një përpjekje e hapur për të intimiduar dhe sigurisht, për të bërë favorin e radhës për t’i dhënë kompanisë qeveritare koncesionin e radhës, minimumi prej 5 miliardë lekësh”.

Çupi tha më tej se “është një projektligj që nuk ua kërkon Bashkimi Evropian dhe nuk synon përafrimin e rregullores së BE-së”.

Çupi po ashtu theksoi se është një projektligj që është haptas në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

“Kodi Zgjedhor e ndalon mbas datës 11 janar deri më 11 maj çdo përpjekje të qeverisë për të marrë vota dhe për të blerë vota të qytetarëve dhe për të premtuar vota qytetarëve apo kompanive”, tha Çupi.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ligjet” pro letërnjoftimit digjital, Mahila: Të sigurta, sipas standardeve të BE-së
Next Article LDK-ja ripërsërit thirrjen ndaj Kurtit për debat me Abdixhikun: Populli i Kosovës e meriton dhe po e kërkon këtë debat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?