By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spitali i Lushnjes reagon për vdekjen e 6-vjeçarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spitali i Lushnjes reagon për vdekjen e 6-vjeçarit
Shqipëri

Spitali i Lushnjes reagon për vdekjen e 6-vjeçarit

admin
Last updated: 26/01/2025 14:14
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Spitali i Lushnjes ka reaguar në lidhje me 6-vjeçarin që ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

I mituri ka mbërritur në spital në gjendje shumë të rëndë, me saturime 70%, ndërsa pas vlerësimeve është vendosur që të transportohet për në QSUT.

“Në orën 17:00, fëmija është transportuar për në ambulancë, e pajisur me oksigjen, dhe gjatë udhëtimit ka pësuar të vjella dhe ka humbur ndjenjat. Mjeku pediatër që do ta shoqëronte për në Tiranë ka bërë përpjekje për ta reanimuar duke bërë masazh kardiak.

Fëmija është rikthyer në urgjencë në dhomën e shokut, ku ka vazhduar reanimimi nga mjekët gjatë gjithë kohës, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në orën 17:20”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Deklarata e plotë: Fëmija Aleksandër Rustani, i lindur në vitin 2019, ka mbërritur në Spitalin e Lushnjes në orën 14:20, i shoqëruar nga ambulanca e Divjakës. Ai ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, me saturime 70%, sipas informacionit të dhënë nga familjarët, dhe është asistuar në repartin e pediatrisë nga mjeku i rojes dhe personeli infermier. U janë ofruar ndihmat e nevojshme, është kartelizuar, janë marrë analizat dhe janë marrë përgjigjet e analizave në orën 15:30 dhe 15:45. Pas kësaj, u thirr konsulta me dy mjekë, dhe në orën 16:00 u bë vlerësimi nga konsulta, e cila e diagnozoi me bronkopneumoni bilaterale difuze dhe insuficiencë respiratore akute. Pasi u vendos që fëmija të nisej me urgjencë për në QSUT, u përgatit ambulanca. Pritja e kishte penguar nisjen, pasi mamaja dhe fëmija refuzonin të udhëtonin pa praninë e gjyshit. Gjatë gjithë kësaj kohe, fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen dhe trajtimin e mjekëve. Në orën 17:00, fëmija është transportuar për në ambulancë, e pajisur me oksigjen, dhe gjatë udhëtimit ka pësuar të vjella dhe ka humbur ndjenjat. Mjeku pediatër që do ta shoqëronte për në Tiranë ka bërë përpjekje për ta reanimuar duke bërë masazh kardiak. Fëmija është rikthyer në urgjencë në dhomën e shokut, ku ka vazhduar reanimimi nga mjekët gjatë gjithë kohës, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në orën 17:20.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjes, ku një i mitur vetëm 6 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardio-respirator.

I mituri ishte trajtuar prej disa ditësh në shtëpi për shkak të virozëve, ndërsa gjendja e tij është përkeqësuar dhe është transferuar për në spitalin e Lushnjes.

vjeçari është paraqitur i dehidratuar, pasi prej ditësh ishte me të vjella e diarre, ndërsa në momentin kur është paraqitur në spital, vlerat e oksigjenit i shënonin 70%.

Pas kryerjes së analizave është vlerësuar që gjendja e tij ishte e rëndë dhe duhet të dërgohej drejt Tiranës, por vogëlushi nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë pa u nisur akoma.

Sapo është zbritur fëmija për të hipur në ambulancë ka pësuar arrest kardiako- respirator. Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjes në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19.

Mësohet se 6-vjeçari jetonte me gjyshërit, pasi nëna e tij bashkëjetonte me dikë tjetër, ndërsa babanë nuk e kishte njohur kurrë.

Ka qenë nëna ajo që nuk ka pranuar menjëherë që i mituri të dërgohej në Tiranë, pasi ka kërkuar që i biri të shoqërohej edhe nga gjyshi, i cili jetonte në fshatin Shën e Premte.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trupi i pajetë i një personi gjendet në ujërat e lumit Koman
Next Article Balla takim me bashkatdhetarë në Toronto: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që të bëhet pjesë e BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?