By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nimani: Bashkëshorti i Gërvallës lobon kundër interesave të Kosovës, këto janë klithmat e fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nimani: Bashkëshorti i Gërvallës lobon kundër interesave të Kosovës, këto janë klithmat e fundit
Maqedoni

Nimani: Bashkëshorti i Gërvallës lobon kundër interesave të Kosovës, këto janë klithmat e fundit

admin
Last updated: 27/01/2025 15:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani, e ka quajtur të turpshme dhe fyese sulmin e kryediplomates, Donika Gërvalla në drejtim të Ramush Haradinajt, të cilin e quajti “të ashtuquajtur hero i Çakorrit” dhe “gjeneral i vetëshpallur”.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Nimani ka thënë se është neveritëse t’i thuhet një heroi të gjallë të luftës çlirimtare fjalë të tilla, andaj ka edhe dyshime për veprimtarinë e saj.

Ai përmend nderimin që i UÇK-ja i ka bërë gjatë luftës babait të saj, Jusuf Gërvalla, duke emëruar brigadën e parë në Zonën e Dukagjinit me emrin e tij.

“Vërtetë për mua është shqetësim gjendja në të cilën ndodhet ‘partia shtet’, duke filluar nga kryeministri me luhatjet e tij e veçanërisht gjendja e ministres Gërvalla që më vie keq ta përmend emrin dhe mbiemrin e saj, për shkak se gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pikërisht këta gjeneral me nderin dhe respektin më të madh të mundshëm i bën babait të saj duke emëruar edhe brigadën e parë të Zonës së Dukagjinit me emrin e Jusuf Gërvalla, në kohën kur kishim me dhjetëra luftëtarë themelues të UÇK-së që ishin të vrarë dhe rënë në krye të detyrës. Gjendja në të cilën ndodhet Gërvalla është shqetësuese, këta janë në një panik të madh të humbjes dhe nuk zgjedhin fjalë dhe rrugë për të akuzuar kundërshtarët e tyre politik”, ka thënë Nimani, teksa hedh dyshime edhe për bashkëshortin e saj, Stefan Schwarz, duke thënë se punon kundër interesave të Kosovës.

“Unë mendoj që ministrja Gërvalla-Schwarz sepse e din ajo pse ia shtojmë këtë prapashtesën dhe cili është lobimi dhe puna që e bën bashkëshorti i saj jashtë vendit, kundër interesave të Kosovës, por ajo që është neveritëse është se si mund t’i thuhet një heroi të gjallë të luftës çlirimtare fjalë të tilla. Është fyese, është denigruese, është e turpshme dhe madje unë mendoj që këtu ka elemente të veprave të caktuara, sepse zonja Gërvalla nuk është më në realitet, në vend që të jap sqarime për dështimet masive të diplomacisë, për gabimet fatale në proceset e udhëheqjes së MPJD-së, për dështimet e saja në lobim e kështu më radhë, tash ka gjete kohë në Deçan që të fyejë z. Haradinajn dhe ata që e kanë lartësuar dhe e kanë bërë të mundshme Donikës që të kthehet në Kosovës, madje edhe të ketë postin e zëvendëskryeministres. Po mos të ishin gjeneralët të cilët ajo tenton t’i linçojë, ajo ka bërë këtë budallaki të llojit të vet”, u shpreh Nimani.

Por gjitha këto sulme sipas Nimanit kanë një përgjigje. Sipas tij, paniku ka bërë që Gërvalla të mos zgjedh mënyra për të bërë fushatë. Sipas tij, keqpërdorimet që i ka bërë në MPJD, e kanë sjellë atë në një pozitë të tillë.

“Ata (VV) ndodhën në panik dhe kur njerëzit janë në panik, sepse paniku ka edhe përgjegjësi për shkak se zonja Gërvalla ka akuza të caktuara për keqpërdorime në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka lëndë deri në Gjykatë Kushtetuese që janë duke u trajtuar dhe unë jam i bindur që ajo e di që pas 9 shkurtit do të përballet me ekskluzivisht me drejtësinë dhe tash këto janë ato klithmat e fundit që mund t’i thotë dikush për shkak të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia”, ka deklaruar Nimani.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Abdixhiku prezanton projektin: Mbi 80 milionë për Brezovicën
Next Article Filipçe e përkrah Mickoskin që të kërkojë sa më shpejtë takim me kryeministrin bullgar, Zheljazkov

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?