By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në ITShKSh u shënua Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në ITShKSh u shënua Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
Maqedoni

Në ITShKSh u shënua Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

admin
Last updated: 27/01/2025 16:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit sot u shënua në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me pjesëmarrjen e korit diplomatik dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë shtetëror dhe sektorit civil. Ky manifestim u organizua në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Shkup, e cila solli para publikut një ekspozitë me tematikën e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë.

Me këtë rast, ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Rexhep Meidani, tha se në këtë 80-vjetor të Holokaustit, ne përulemi para kujtimit të 6 milionë hebrenjve që humbën jetën – burra, gra dhe fëmijë – dhe kujtojmë se pas çdo shifre qëndronte një jetë, një familje dhe një botë e tërë e shkatërruar. Më tej, Meidani tha se ekspozita na fton të shohim të kaluarën me sytë hapur, të kuptojmë se si veprimet e vogla – të guximshme apo indiferente – mund të formësojnë fatin e brezave. “Dokumentet dhe historitë që shfaqen këtu janë dëshmi e fuqisë së shpirtit njerëzor për të zgjedhur të drejtën edhe atëherë kur bota humbet fillin”, u shpreh ambasadori Meidani.

Drejtori i Institutit, Skende Asani, tha se sot kur po e shënojmë Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, ne si Institut po marrim për obligim që ta luftojmë rrezikun e harresës, sepse çdo e keqe që ndodhë në të kaluarën, mund të përsëritet sërish, nëse ajo nuk parandalohet me freskimin e kujtesës. “Shoqëria gjithmonë ka nevojë për guximin qytetar që do të shprehte mospjatimin me të keqen, por edhe solidaritetin me viktimat e situatave denigruese. Por, në anën tjetër, guximi qytetar ka edhe koston e vet, për arsye se jo të gjithë janë të lumtur kur ne shprehim haptazi një qëndrim që dënon esktremizmin e dhunshëm në çfarëdo trajte qoftë ai”, u shpreh Asani.

Më tej, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, duke përshëndetur këtë aktivitet, vuri në dukje rëndësinë e madhe të fjalës së dhënë shqiptare, besës, e cila ishte kulti mbi të cilin gjetën shpëtim shumë hebrenj duke kaluar nëpër trevat tona.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Petra Drexler, nga kryetarja e Komisionit parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Ivanka Vasilevska, si dhe përgjegjësja e Departamentit për Edukimin dhe Hulumtimin mbi Holokaustin në ITShKSh, Maja Susha.

Më 27 janar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes Aushvic-Birkenau, ndërsa në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stoilkoviq realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Mandiq
Next Article Taravari pohon se nuk ka mungesë të barnave! “Një javë ka munguar terapia biologjike në Onkologji”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?