By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëveshja për emigrantet, anija ushtarake italiane mbërrin në Shëngjinit me 49 emigrantë të paligjshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Marrëveshja për emigrantet, anija ushtarake italiane mbërrin në Shëngjinit me 49 emigrantë të paligjshëm
Shqipëri

Marrëveshja për emigrantet, anija ushtarake italiane mbërrin në Shëngjinit me 49 emigrantë të paligjshëm

admin
Last updated: 28/01/2025 09:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Anija ushtarake italiane “Casiopea”, e nisur të premten nga ishulli Lampedusa, ka mbërritur këtë të martë në portin e Shëngjinit.

Në bordin e anijes ndodhen 49 emigrantë të paligjshëm me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë (Ivory Coast) dhe Gambia.

Anija ushtarake “Casiopea” ishte parashikuar të mbërrinte në ujërat shqiptare në mëngjesin e së hënës, më 27 janar, por për shkak të një defekti që pësoi, anija shtyu lundrimin e saj për të martën, më 28 janar.

Ky është kontigjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Shqipëri. Më 16 tetor dhe 8 nëntor 2024, anija luftanike “Libara” solli në Shqipëri dy kontigjente me 24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët, pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në vendet e origjinës, pasi këto dy shtete u cilësuan si vende të sigurta.

Në nëntor të vitit 2023, kryeministri Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me homologen italiane për hapjen e dy qendrave, që do të drejtohen nga Italia, për të strehuar emigrantët që shpëtohen nga autoritetet italiane në ujërat e Mesdheut derisa të procesohen kërkesat e tyre për azil.

Qendrat u bënë funksionale në muajin tetor, por gjyqtarët italianë vendosën kundër transferimit atje të dy grupeve të para të emigrantëve, të cilët u ridërguan në Itali. Qëndrimin e tyre gjyqtarët italianë e bazuan në një vendim të Gjykatës Europiane të Drejtësisë për vendet e sigurta të origjinës.

Në kundërpërgjigje, qeveria e Xhorxha Melonit miratoi në tetor të vitit të shkuar një listë të re vendesh të sigurta, ku si të tilla cilësohen 19 nga 22 vende që ishin në listën e mëparshme.

Plani i qeverisë italiane për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri është ndërkohë në shqyrtim nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, me kërkesë të gjyqësorit Italian.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Janullatos mbërrin sot në Shqipëri, dy ditë homazhe, në varrim merr pjesë edhe Mitsotakis
Next Article Al-Hilal ndërpret kontratën e Neymar Jr përpara transferimit të brazilianit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?