By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mustafa: LDK-ja e vetmja parti me plan për të ardhmen e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mustafa: LDK-ja e vetmja parti me plan për të ardhmen e Kosovës
Maqedoni

Mustafa: LDK-ja e vetmja parti me plan për të ardhmen e Kosovës

admin
Last updated: 28/01/2025 12:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se shumë njerëz po e pyesin se çfarë mund të bëjnë më shumë për ta ndihmuar LDK-në ta sjellim ndryshim, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën e rregullt për media, ai ka theksuar se këto janë zgjedhje vendimtare për qytetarët, si dhe ka ftuar qytetarët të shkojnë në tubime të LDK-së dhe të bisedojnë me kandidatë për deputetë të kësaj partie.

“Ju mund të bisedoni me familjarët tuaj, miqtë tuaj, fëmijët tuaj e prindërit tuaj dhe t’u tregoni atyre pse votimi për LDK-në është mënyra e vetme për të sjellë ndryshimin në Kosovë. Ndryshimin që do të vijë për shkak të udhëheqjes së Lumirit dhe ekipit që ka LDK-ja”, tha Mustafa.

Mustafa ka theksuar se nëse nuk mund të përmenden më shumë se dy projekte që ka realizuar kjo qeveri e VV-së në këto katër vjet, atëherë kuptohet shumë mirë, sipas tij pse këto zgjedhje janë vendimtare.

“Nëse ndjeni në xhepin e familjes suaj rritjen e çmimeve të produkteve bazike, nëse nuk e duroni dot faktin që fëmijët tuaj po largohen sepse nuk ka perspektivë të qëndrueshme për ta, nëse nuk mund të përmendni më shumë se dy projekte që ka realizuar kjo qeveri e VV-së në këto katër vjet, ose nëse si nëna doni të gjeni një vend pune, por nuk mundeni sepse kjo qeveri nuk arriti të zbatojë një program gjithëditor në shkollat e fëmijëve tuaj, atëherë e kuptoni shumë mirë pse këto zgjedhje janë vendimtare”, tha ai.

Ai tha se shumë njerëz e pyesin se çfarë mund të bëjnë më shumë për të na ndihmuar të sjellim ndryshim.

“Ndryshimin që do të vijë për shkak të udhëheqjes së Lumirit. Ndryshimin që do të vijë për shkak të ekipit që ka LDK-ja. Sepse LDK-ja është e vetmja parti me program, e vetmja parti me plan për të ardhmen e Kosovës dhe me aftësi për ta realizuar atë plan. Andaj, ju bëj thirrje të bisedoni me familjarët tuaj, me miqtë, me fëmijët e me prindërit tuaj. Bindini ata që me 9 shkurt të votojnë 124 – LDK, që të vije ndryshimi”, tha Mustafa.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Abdixhiku për planin për Brezovicën: 80 milionë euro investime, ambicia jonë na dallon
Next Article 25 vjet nga themelimi i Rinisë së PDK-së, Krasniqi: Një çerek shekulli aktivizim, energji dhe përkushtim të palodhshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?