By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kabinet i ri dentar në shkollën “Andrea Stefan”, Koçiu: Vizita falas për rreth 900 fëmijë të Astirit dhe Laprakës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kabinet i ri dentar në shkollën “Andrea Stefan”, Koçiu: Vizita falas për rreth 900 fëmijë të Astirit dhe Laprakës
Shqipëri

Kabinet i ri dentar në shkollën “Andrea Stefan”, Koçiu: Vizita falas për rreth 900 fëmijë të Astirit dhe Laprakës

admin
Last updated: 05/02/2025 12:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në shkollën 9-vjeçare “Andrea Stefan” në kryeqytet është hapur kabinet i ri dentar një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit Shëndetit në Shkolla në bashkëpunim me Save the Children.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se MSHMS po vijon të fuqizojë programet për shëndetin në shkolla duke rritur vëmendjen ndaj kujdesit shëndetësor për fëmijët .

Ajo theksoi se kabineti i ri dentar, me kushte moderne do të ofrojë vizita falas për rreth 900 fëmijë të shkollave të zonës së Laprakës dhe Astirit.

“Në Qarkun e Tiranës kemi 62 unite dentare të vendosura në 260 shkolla duke bërë një shpërndarje të barabartë dhe të unifikuar për t’u kujdesur edhe për shkollat përreth të cilat nuk e kanë një kabinet dentar, por stomatologu i cili është vendosur në kabinetin dentar që kemi ngritur këtu në shkollën “Andrea Stefan” për t’i shërbyer edhe shkollave përreth, por ajo çfarë është më e rëndësishmja për t’i shërbyer edhe dy  komuniteteve goxha në numër siç është  Njësisë 11 dhe zona e Astirit”. Ndërkohë që shkolla ofron edhe programin tjetër atë të depistimit të shikimit, si dhe këshilla për ushqimin e shëndetshëm”, theksoi ministrja.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje se “stina e dimrit e ka ngarkesën e vet edhe sa i përket virozëve gripit, dhe për këtë arsye kemi bërë këshilla të vazhdueshme që duhet të vaksinohen, sidomos fëmijët dhe të moshuarit duhet të marrin vaksinën e gripit”.

“Ka një ritëm të mirë sa i përket vaksinimit. Diku te 76% e popullatës. Janë vaksinuar ato grupe që ne i kemi përcaktuar si grupe risku për t’u vaksinuar”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Në total janë 155 kabinete në 1,159 shkolla në rang vendi që ofrojnë vizita falas për nxënësit në identifikimin e hershëm të patologjive orale, dëmtimeve të dhëmbëve, parandalimin dhe edukimin shëndetësor në shkolla.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky thotë se është i gatshëm të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Putinin
Next Article Gonxhja: Biznesi të ofrojë skema suplementare të pensioneve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?