Shkup, 5 shkurt – Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese të thata, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në kufijtë e mesatares për këtë periudhë të vitit.
Nesër temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 1 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri 12 gradë.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të premten dhe të shtunën në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta.

