By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkalla e interesit e bonove të thesarit është në rënie, shkallat e tjera të interesit mbeten të pandryshuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shkalla e interesit e bonove të thesarit është në rënie, shkallat e tjera të interesit mbeten të pandryshuara
Maqedoni

Shkalla e interesit e bonove të thesarit është në rënie, shkallat e tjera të interesit mbeten të pandryshuara

admin
Last updated: 05/02/2025 13:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Shkalla e interesit e bonove të thesarit zvogëlohet për 0,2 pikë përqindjeje, shkallat e mbetura të interesit janë të pandryshuara, vendosi Bordi Ekzekutiv për vendosjen e politikës monetare të Bankës Popullore, në seancën e djeshme në të cilën u shqyrtuan të dhënat dhe informacionet më të fundit për ekonominë botërore dhe vendase dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendase në kuadër të vendosjes së politikës monetare.

“Në seancë u vlerësua se përkundër trendeve relativisht të favorshme të deritanishme, rreziqet ende ekzistojnë dhe janë më të theksuara. Kështu, u vendos që të vazhdohet me normalizimin e kujdesshëm të vendosjes së politikës monetare. Për rrjedhojë, në seancë u vendos shkalla e interesit të bonove të thesarit të ulet për 0,2 pikë përqindje, në nivelin prej 5,35 për qind. Shkallat e interesit e depozitave brenda natës dhe në 7 ditë janë të pandryshuara. E pandryshuar është edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt dhe arrin në 10 miliardë denarë, kumtoii Banka Popullore.

Ky ndryshim në qëndrimin monetar, siç u theksua, është reflektim i trendeve të favorshme të inflacionit dhe të rezervave devizore, ndërkohë edhe më tej mbeten të pranishme dhe më të theksuara rreziqet që lidhen me mjedisin e jashtëm. Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe nga faktorë të brendshëm që ndikojnë në kërkesën agregate. Për sa i përket rreziqeve të jashtme, paralajmërimi për futjen e masave të reja proteksioniste mund të shkaktojë ripërtëritje të presioneve globale inflacioniste. E dukshme është edhe ndryshueshmëria e tregjeve të produkteve primare, e ndikuar nga konteksti i paqëndrueshëm gjeopolitik dhe faktorët klimatikë. Sa i përket politikës së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), si faktor që e merr parasysh edhe Banka Popullore, në seancën e fundit të muajit janar është marrë vendim për uljen e shkallës sl interesit për 0,25 pikë përqindjeje, që është ulja e pestë që nga qershori i vitit të kaluar.

Ende pritet që niveli i shkallës së interesit, së bashku me ndryshimet e deritanishme në rezervën e detyrueshme dhe masat makroprudenciale të ndërmarra, të kontribuojnë në stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm dhe në stabilitetin e kursit të denarit ndaj euros.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Investim historik për komunat, 15 miliardë denarë për projekte kapitale
Next Article Berisha: Me PD në pushtet, zero flukse trafikimi drejt vendeve të tjera

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?