By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hetim për ryshfet dhe përvetësim në SHPPP, kërkohet paraburgim për ish-drejtorin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hetim për ryshfet dhe përvetësim në SHPPP, kërkohet paraburgim për ish-drejtorin
Maqedoni

Hetim për ryshfet dhe përvetësim në SHPPP, kërkohet paraburgim për ish-drejtorin

admin
Last updated: 06/02/2025 15:46
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Një prokuror publik nga PTHP Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për marrje të ryshfetit dhe përvetësim në shërbim edhe për pronar dhe menaxher të personit juridik për të cilin ekziston dyshim për dhënie të ryshfetit.

Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit të dëshmitarëve në procedurë, para së gjithash punonjësve të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, të cilët ende nuk janë marrë në pyetje, prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë.

Për të dyshuarin e dytë, Prokuroria propozon masa parandaluese – ndalesë për largim nga vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimit, detyrim për paraqitje të kohëpaskoheshme te personi zyrtar i caktuar ose organi kompetent shtetëror dhe sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose të një dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror ose ndalimi i dhënies së tij, si dhe ndalim i kontaktit me të pandehurin tjetër gjatë procedurës.

“Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave – njëri i dyshuar për vepra penale të vazhdueshme – Marrje e ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 dhe Përvetësim në shërbim nga neni 354 paragrafi 31 lidhur me nenin 31, ndërsa tjetri është i dyshuar për dhënie të vazhdueshme të ryshfetit nga neni 358 i Kodit Penal. I dyshuari i parë në periudhën prej datës 09.06.2021 deri më 13.06.2024, në cilësinë e personit zyrtar  – Drejtor i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në disa raste, duke shfrytëzuar të njëjtat mundësi, ka përfituar përfitime tjera për vete dhe bashkëshorten e tij për kryerjen e veprës zyrtare që nuk është dashur ta kryejë, kumtuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës.

Ai, sqarojnë nga Prokuroria, nuk e ka paraqitur ekzistimin e konfliktit të interesit, përkatësisht ka nënshkruar deklarata se nuk ka konflikt interesi dhe nuk është përjashtuar në procedurat për gjithsej 5 furnizime publike, në të cilat është përzgjedhur kompania në pronësit  të të pandehurit të dytë, ndonëse gjatë gjithë asaj periudhe ka realizuar përfitim të drejtëpërdrejtë material për veten dhe bashkëshorten e tij. Kështu ai për nevoja dhe qëllime personale pa kompensim ka shfrytëzuar automjetin “folksvagen pasat” në pronësi të kompanisë, ndërsa bashkëshortja e tij shtesë ka shfrytëzuar shërbime për transport me automjete dhe shoferë.

“I dyshuari edhe pas shkarkimit nga pozita e drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga kompania në pronësi të të pandehurit të dytë ka vazhduar të realizojë interes material të drejtëpërdrejtë për vete dhe bashkëshorten e tij, dhe për nevoja dhe qëllime personale, pa kompensim ka vazhduar ta përdor automjetin “folksvagen pasat”, si dhe një automjet tjetër të markës “A8″, për të cilën kundër tij është iniciuar procedurë e shkurtuar dhe në pajtim me paragrafin 3 të veprës penale – Pranim i ryshfetit. I dyshuari i dytë, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik, në disa raste në afat prej tre vitesh, personit zyrtar i ka dhënë përfitime të tjera për vete dhe për dikë tjetër për të kryer një vepër zyrtare që nuk është dashur ta kryejë, përkatësisht për të mos u përjashtuar nga procedura dhe për të nënshkruar kontrata për furnizimee publike” thonë nga Prokuroria.

Në periudhën prej datës 01.01.2022 deri më 13.06.2024, në disa raste me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo për dikë tjetër, i dyshuari ka përvetësuar edhe para në shumë të konsiderueshme prej 1.792.859 denarë.

“Gjegjësisht ai ka nënshkruara kërkesa për rezervime në akomdim në hotel, kërkesa për prenotimin e biletave të aeroplanit, vendime për udhëtime pune jashtë vendit dhe urdhra për udhëtime pune jashtë vendit, në të cilat ka paraqitur të dhëna të pavërteta se bëhet fjakë për udhëtime zyrtare dhe nevoja zyrtare dhe me këtë ka bërë të mundur që personalisht dhe personat e tjerë të punësuar në Shërbim të përfitojnë përfitime dhe ka dëmtuar Buxhetin e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shumën e lartë përmendur, me çka i dyshuari ka kryer veprën penale përvetësim në shërbim”, thonë nga Prokuroria.

Po ashtu, për të dyshuarin e parë është iniciuar procedurë e shkurtuar për veprën penale – Punë e pandërgjegjshme në shërbim nga neni 353-c paragrafi 3 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal.

“Në periudhën prej datës 27.10.2023 deri më 14.06.2024, në cilësinë e drejtorit dhe menaxherit përgjegjës të Shërbimit të Aviacionit në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, ai ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në kryerjen e kompetencave dhe detyrave të tij, dhe me këtë ka shkaktuar dëm në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 3.444.615 denarë. Ndonëse e dinte piloti i punësuar në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta nuk i plotësonte kushtet për ushtrimin e detyrës ajrore dhe pilot, i ka mundësuar personit t’i paguhet kompensim mujor në bazë të pagës për atë vend pune”, qëndron në kumtesën nga Prokuroria Publike e Republikës.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këshilli gjyqësor solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të gjyqtarëve
Next Article Shpallje publike për zgjedhjen e 47 prokurorëve publikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?