By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli gjyqësor solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të gjyqtarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshilli gjyqësor solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të gjyqtarëve
Maqedoni

Këshilli gjyqësor solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të gjyqtarëve

admin
Last updated: 06/02/2025 15:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Këshilli gjyqësor sot në seancë solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të gjyqtarëve në gjykatat themelore.

Do të zgjidhen nga gjashtë gjyqtarë në Gjykatën themelore civile Shkup dhe Gjykatën themelore penale, pesë në Gostivar, nga katër në gjykatat themelore në Prilep, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë, tre në Shtip, nga pesë në Strumicë, Gjevgjeli, Ohër, nga një në Veles, Kavadar, Strugë, Strumicë, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Koçan, Kërçovë, Dellçevë.

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva shprehu kënaqësinë që do të rritet numri i gjyqëtarëve që do të kontribuojnë në këtë situatë të vështirë për gjyqësorin.

“E di dhe jam e bindur se në mënyrë cilësore do ta kryejnë funksionin dhe do të kontibuojnë për drejtësi më të shpejtë dhe më efikase, që qytetarët po e presin”, tha Dameva.

Ajo shpreson se së shpejti do të publikohet shpallje e re.

Anëtarja e Këshillit, Danka Ristova tha se analizat në kuadër të Gjykatës së Apelit Shtip, treguan gjendje alarmante me numrin e lëndëve për gjykatës. Ka pasur gjykata të vogla ku çdo gjyqtar kishte më shumë se 1.200 lëndë. “E kjo ndikon shumë në cilësinë e punës dhe në atë se sa mund qytetarët të arrijnë deri te shërbimet që duhet gjykata t’i mundësojë, qasjen deri te drejtësia”, nënvizoi Ristova.

Propozimi u miratua me 12 vota “për”.

Në përputhje me ligjin, komisioni do të bëjë renditjen e kandidatëve, përmes intervistave dhe pikëve.

Në seancë u konstatua ndërprerja e funksionit gjyqësor për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie, për Ivan Stamenov, gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjevgjeli.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese të ftohta, me kushte për mjegull në lugina
Next Article Hetim për ryshfet dhe përvetësim në SHPPP, kërkohet paraburgim për ish-drejtorin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?