By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria organizatore e Kampionatit Europian 2027 U-21, Rama: Mikpresim finalen në arenën kuqezi të “Air Albania Stadium”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Shqipëria organizatore e Kampionatit Europian 2027 U-21, Rama: Mikpresim finalen në arenën kuqezi të “Air Albania Stadium”
Sport

Shqipëria organizatore e Kampionatit Europian 2027 U-21, Rama: Mikpresim finalen në arenën kuqezi të “Air Albania Stadium”

admin
Last updated: 07/02/2025 09:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s ka zgjedhur Shqipërinë si një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027.

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë së bashku këtë Kampionat.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale mesazhin e ambasadorit të FSHF për Euro 27, Andi Lila.

Rama shprehet se Shqipëria është përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të “Air Albania Stadium”.

Andi Lila shprehet se “është një nder i madh për FSHF që është zgjedhur së bashku me Serbinë organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027”.

Ai thekson se ky është një moment i historik për ne dhe një mundësi unike për të dëshmuar aftësinë tonë për të pritur vende të nivelit ndërkombëtar.

“Ky kompeticion nuk është vetëm një festë e futbollit, por edhe një mundësi për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe për të promovuar vlerat tona si mikpritjen, pasionin dhe dashurinë për lojën e bukur. Ne dëshirojmë t’i tregojmë Europës jo vetëm aftësinë tonë organizative, por edhe bukuritë dhe pasuritë kulturore të vendit tonë. Ju ftoj që krahas emocionit të ndeshjeve të shijoni dhe Shqipërinë dhe të përjetoni nga afër traditën tonë të bujarisë dhe mikpritjes. Faleminderit UEFA. Ju mirëpresim me krahë hapur në Shqipëri”, shprehet Lila në mesazhin e tij.

Dy vendet organizatore, Shqipëria dhe Serbia do të mirëpresin secila nga tetë skuadra pjesëmarrëse, ndërsa ekipet do të luajnë në vendin e tyre pritës deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Ky stadium, me një kapacitet prej 22,000 spektatorësh, ka pritur finalen e UEFA Europa Conference League në vitin 2022.

Ndërkohë, ndeshjet e tjera të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Gjevgjeli
Next Article Lojërat Dimërore Aziatike fuqizojnë zhvillimin shumëdimensional të Azisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?