By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha mbledh prefektët, në fokus masat për zgjedhjet e 11 majit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha mbledh prefektët, në fokus masat për zgjedhjet e 11 majit
Shqipëri

Hoxha mbledh prefektët, në fokus masat për zgjedhjet e 11 majit

admin
Last updated: 07/02/2025 16:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një takim me prefektët e vendit, në Gjirokastër.

Gjatë takimit është diskutuar për mirëmenaxhimin e procesit elektoral të 11 majit, pasi Ministria e Brendshme, prefekturat, pushteti vendor, Gjendja Civile dhe Policia e Shtetit kanë rol kyç.

Në një prononcim për mediet Hoxha tha se “kemi diskutuar më masat e marra dhe koordinimin për përgatitjen dhe ngritjen e infrastrukturës për përgatitjen e zgjedhjeve për 11 majin”.

“Kemi diskutuar në detaje të gjitha përgjegjësitë që prefektët e qarqeve duhet të marrin në zbatim të ligjit dhe Kodit Zgjedhor. Aktualisht, janë hartuar të gjitha planet e masave, prefektët e qarqeve në bashkëpunim me bashkitë, Policinë e Shtetit, do të jenë në gjendje për të ngritur infrastrukturën dhe për të planifikuar në mënyrë të rregullt zgjedhjet 11 majit 2025”, tha ministri Hoxha.

Hoxha shtoi më tej se “kemi rreth 100 mijë shtetas shqiptarë që janë regjistrues i zgjedhës në PER për zgjedhjet e 11 majit. Aktualisht për sa i përket votës së diasporës qeveria miratoi edhe projektvendimin ditën e mërkurë ku të gjithë shtetasve shqiptarë të cilëve u kishte përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit dhe atyre biometrike do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e 11 majit. Kjo vlefshmëri do të jetë zgjatur deri më datën 31 maj 2025”.

Po ashtu është diskutuar edhe për kontrollin e territorit, luftën kundër kultivimit të narkotikëve, për rendin dhe sigurinë publike si dhe masat për sezonin e ri turistik.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bardhi takime me kongresmenë në SHBA: Bashkëpunimi me aleatët, thelbësor për forcimin e demokracisë
Next Article Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti, Ambasada e Shqipërisë në Francë e hapur edhe të shtunave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?