By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Veliaj takim me kryebashkiakun e Budapestit: Thellojmë bashkëpunimin për transportin publik dhe UKT
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Veliaj takim me kryebashkiakun e Budapestit: Thellojmë bashkëpunimin për transportin publik dhe UKT
Shqipëri

Veliaj takim me kryebashkiakun e Budapestit: Thellojmë bashkëpunimin për transportin publik dhe UKT

admin
Last updated: 07/02/2025 17:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony. Dy homologët vlerësuan marrëdhënien e veçantë mes dy qyteteve, si një bashkëpunim i nisur prej kohësh, i cili vijon edhe sot.

“Një nga arsyet pse Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës është i vetmi ujësjellës në Shqipëri që del me fitim, pra që ka mundësi të marrë kredi, të paguajë detyrimet, të bëjë më shumë investime, duke transformuar një qytet të cilin e gjetëm pa një pikë ujë, kurse në zyrat e bashkisë uji merrej me sapllake dhe govata, në një qytet që në pjesën më të madhe të ditës ka 24 orë ujë, është edhe meritë e konsulencës dhe këshillave që kemi marrë nga Budapesti, të cilët na kanë udhëzuar si është mënyra më e mirë për të menaxhuar një nga sektorët më të vështirë të një qyteti që vetëm rritet, siç është sektori i ujësjellësit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku bisedoi me homologun e tij për një bashkëpunim të ri në sektorin e transportit publik. “Aktualisht transporti ynë publik funksionon vetëm me autobus, duke patur parasysh se nuk i kemi ende mundësitë financiare për të pasur një metro, deri sa të hyjmë në Bashkimin Evropian. Por, kjo nuk na pengon që ta çojmë në eficencë maksimale sistemin tonë të transportit publik me autobus. Me taksitë elektrike kemi ecur shumë më shumë, ndoshta edhe më shumë se qytetet e tjera, ndërkohë që qytetit do duhet t’i lëmë gjithsesi një plan për një metro në të ardhmen dhe kur të jenë kushtet, që me financimet e Bashkimit Evropian të kemi mundësi ta përballojmë, të jetë gati për t’u zbatuar. Jam vërtet shumë entuziast që, në çështje të ujit dhe transportit, ne të kemi një partner ideal siç është Bashkia e Budapestit”, nënvizoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony tha se qyteti i Tiranës ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm, sidomos në dekadën e fundit.

“Jam i lumtur që takoj mikun tim. Mbetëm vërtet të befasuar nga pritja e rezervuar, në kuadër të samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, si edhe nga politikat që liderët politikë shqiptarë kanë ndjekur dhe përfaqësojnë. Tema e sigurisë, e cila luan një rol thelbësor në ditët e sotme, ishte edhe çështja kryesore e Samitit. Është i rëndësishëm fakti që tema e sigurisë të mos monopolizohet nga asnjë përkatësi politike dhe që qytetet të jenë të mbrojtura dhe të sigurta në përballjet e tyre, falë autonomisë dhe sovranitetit të tyre. Tirana ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm në dekadën e fundit dhe qartazi vihet re që ky zhvillim nuk ka të ndalur. Ndaj, jam vërtet shumë entuziast për bashkëpunimin mes Budapestit e Tiranës në fushat e transportit publik dhe furnizimit me ujë”, theksoi ai.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zjarr te ish-“Kino Rinia” në Prishtinë
Next Article Kryetari i Komunës së Çairit viziton Xhaminë e re në ndërtim në Fushë Topanë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?