By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sa janë të sigurt të rinjtë, posaçërisht nxënësit gjatë kohës sa qëndrojnë në internet?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sa janë të sigurt të rinjtë, posaçërisht nxënësit gjatë kohës sa qëndrojnë në internet?
Maqedoni

Sa janë të sigurt të rinjtë, posaçërisht nxënësit gjatë kohës sa qëndrojnë në internet?

admin
Last updated: 10/02/2025 18:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Të rinjtë, posaçërisht nxënësit e shkollave fillore po gjejnë mënyra të ndryshme për të qenë të sigurt derisa shfrytëzojnë internetin. Nxënësit që anketuam thanë se tashmë nuk u përgjigjen porosive dhe lidhjeve që janë të dyshimta ose kanë për qëllim përfitime në para. Gjithashtu, nxënësit thanë se fjalëkalimet nuk I ndajnë me asnjë tjetër.

“Unë e përdor internetin por gjithmonë përpiqem të jem I sigurt. Unë nuk klikoj në lidhje që duken të pasigurta dhe gjithmonë përpiqem ta mbaj fjalëkalimin tim privat dhe vetëm për mua. Nuk dua të bëhem I varur nga telefoni, dëshiroj që internetin ta shfrytëzoj kryesisht për të mësuar gjëra të reja, të zbuloj disa fakte”, tha një nxënës.

“Porositë në “spam” nuk I hap, i bllokoj gjithmonë ose I paraqes lidhjet që mashtrojnë se mund të fitosh para, ato vërtet janë vetëm për ta hakuar telefonin ose kompjuterin. Dy deri në tre orë e shfrytëzoj telefonin që është normale për të hulumtuar rreth një projekti”, tha një nxënëse.

Stefan Andonovski, ministër I Transformimit Digjital tha se prindërit kanë rolin kyç në mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimet në internet. Andonovski apeloi për shfrytëzim të aplikacioneve të ndryshme të cilat fëmijëve u mundësojnë internet të sigurt.

“Nuk është detyrim I shkollës, as I yni si ministri por është një detyrë shtëpie për prindërit dhe nga çdo prind varet se si sillet fëmija I tij. Është proces I edukimit familjar, shprehive të shëndosha, shprehi të sjelljes. I bëjmë thirrje ndërgjegjes, ndërgjegjësimit të prindërve që të përdorin këto aplikacione që ne u ofrojmë si burime. Nëse ata kanë një nevojë specifike, ne jemi në dispozicion të shkollave dhe prindërve për t’u ofruar shpjegime shtesë, por nuk duhet të harrojmë se kjo është në radhë të parë detyrë e familjes”, u shpreh Stefan Andonovski, ministër I Transformimit Digjital.

Andonovski gjithashtu tha se sulmet hibride siç ishin ato me paralajmërimet për mjete shpërthyese në shkollë do të vazhdojnë të ndodhin por u mbetet institucioneve si do të përgjigjen.

You Might Also Like

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski sot në seancë plenare të Kuvendit

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vetëqeverisja/ VMRO-ja kërkon ndryshim të ligjit
Next Article Avioni bën ulje emergjente në Athinë/ Piloti rrëzohet gjatë fluturimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?