Shkup, 11 shkurt – Në konferencë për shtyp sot nga Transparensi Interneshënël – Maqedoni do të prezantohen gjetjet e Indeksit të perceptimit të korrupsionit (IPK) për vitin 2024.
Siç është paralajmëruar, kryetari i Transparensi Interneshënël – Maqedoni, Bllagoja Pandovski do të informojë për rezultatin përfundimtar, për metodologjinë e bazës, në të cilën është formuar rezultati për vitin 2024 dhe do të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.
