By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ancelotti pretendon se Rodri duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023 para Messit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ancelotti pretendon se Rodri duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023 para Messit
Sport

Ancelotti pretendon se Rodri duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023 para Messit

admin
Last updated: 11/02/2025 11:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Carlo Ancelotti beson se Rodri duhej ta kishte mposhtur Lionel Messin për ta fituar Topin e Artë në vitin 2023, teksa ka mbrojtur reagimin e Real Madridit ndaj injorimit që iu bë Vinicius.

Mbrëmja gala e Topit të Artë në tetor të vitit të kaluar u zhvillua pa prezencën e asnjë përfaqësuesi nga Real Madridi. 

Klubi e bëri këtë qëllimisht duke bojkotuar ceremoninë pasi besuan që Vinicius Junior duhet ta kishte fituar çmimin dhe jo Rodri. 

Ancelotti në fakt që u shpall ‘Trajneri më i mirë i vitit’ nuk e mori këtë çmim personalisht pasi as ai nuk pranoi të udhëtojë. 

Në një intervistë para duelit me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, Ancelotti tha se Rodri ishte lojtari më i mirë në vitin 2023 më shumë se në 2024, duke shpërfaqur rolin e tij në tripletën historike të Manchester Cityt. 

“Nuk mendoj se vendimi jonë ishte i gabuar (bojkoti i Real Madridit). Ne besuam se Vinicius ishte lojtari më i mirë vitin e kaluar”. 

“Kjo nuk do të thotë se nuk e respektojmë Rodrin, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por unë besoj se ai duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023”, ka thënë Ancelotti. 

Rodri ishte i rëndësishëm në sukseset që arriti City duke fituar Ligën Premier, FA Cup, Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2022/2023, madje duke realizuar një gol vendimtar në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit. 

Përkundër kontributit të tij, Messi ishte shpallur fitues i Topit të Artë për herë të tetë në vitin 2023, kryesisht për shkak të fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën.

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova me 44 pikë në Indeksin e Korrupsionit, KDI: Luftimi i korrupsionit të bëhet prioritet për institucionet e reja të dala nga zgjedhjet
Next Article Gjykata Kushtetuese nesër do të diskutojë për ndryshimet e Kodit Penal në vitin 2023

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?