By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dëgjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, Zhupa: Secili mandat do të shqyrtohet më vete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dëgjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, Zhupa: Secili mandat do të shqyrtohet më vete
Shqipëri

Dëgjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, Zhupa: Secili mandat do të shqyrtohet më vete

admin
Last updated: 11/02/2025 12:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Siç u vendos një ditë më parë me votim unanim, sot Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vazhdoi me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, ndaj të cilëve u paraqit një raport ku u renditën shkelje të rënda dhe të përsëritura të ligjit.

Sot u bë një dëgjesë për 9 anëtarët e mbetur të këshillit, pasi dy prej tyre kanë dhënë dorëheqjen. I pari që duhet të fliste sipas rendit alfabetik ishte Albert Minga, i cili nuk ishte paraqitur dhe dëgjesa e tij u quajt e ezauruar. Më vonë, në komision mbërriti qëndrimi edhe i anëtarëve të tjerë: Milena Selimi, Edmond Tullumani dhe Ilir Keko të cilët nuk u paraqitën për të zhvilluar dëgjesën. Dy prej anëtarëve të KDRRTSH, Genci Përmeti dhe Gëzim Podgorica kanë dhënë dorëheqjen me herët.

Gjatë dëgjesës, Ardita Reçi deklaroi se ishte e vetmja anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH që nuk e ka votuar Alfred Pezën si drejtor. Gjithashtu shtoi se, ishte e vetmja anëtare e këshillit drejtues që kur drejtori Alfred Peza bëri shkarkime masive në RTSH, ka dalë haptazi në mbështetje të të larguarve e në veçanti të gazetarëve.

Ardita Reçi tha: “Më duket e padrejtë të bëhem viktimë e një grupi të paaftësh dhe të paditurish të cilët i keni zgjedhur vetë ju”.

Reçi kundërshtoi shkarkimin kolegjial i cili, sipas saj, në 2025 është i papranueshëm edhe në këndvështrimin kushtetues.

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa tha se nuk ka dhe nuk do të ketë një vendimmarrje “en bloc”.

“Secili mandat do të shqyrtohet më vete. Për secilin mandat do të ndërmerret një votim më vete dhe ne do të shprehemi për secilin mandat. Të gjitha do të shqyrtohen nga komisioni në një mbledhje tjetër”, tha Zhupa.

Një tjetër anëtar i KDRTSH që u paraqit në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ishte Dionis Papadhimitri, i cili vuri theksin tek pastërtia e figurës së tij dhe hodhi poshtë pretendimet e ngritura në medie për përfitim fondesh nga RTSH, për një prodhim të tijin kinematografik.

Në replikë Zhupa tha se komisioni nuk ka marrë për referencë këtë çështje por “konflikti i interesit” ka lidhje me vendime të tjera.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
Next Article Mblidhet nënkomiteti “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, Hoxha: Bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?