By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti e takon për herë të parë emisarin Sorensen: Ia tregon kushtet për vazhdimin e dialogut me Serbinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti e takon për herë të parë emisarin Sorensen: Ia tregon kushtet për vazhdimin e dialogut me Serbinë
Maqedoni

Kurti e takon për herë të parë emisarin Sorensen: Ia tregon kushtet për vazhdimin e dialogut me Serbinë

admin
Last updated: 14/02/2025 14:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë e ka takuar emisarin e ri të dialogut Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Takimi ka ndodhur në margjinat e Konferencës së Mynihut.

KNë komunikatën e Qeverisë së Kosovës thuhet se tema kryesore ka qenë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për vazhdimin e dialogut, Kurti ka theksuar nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit, tërheqjen e letrës së Bërnabiq dhe dorëzimin e Milan Radoiçiq.

“Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, Kurti ia tregoi Sorensenit edhe disa statistika nga sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit.

“Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti uroi z. Sørensen për pozitën dhe përgjegjësitë e reja, teksa veçoi progresin e Kosovës në katër vitet e fundit, me theks te rritja ekonomike mesatare prej 6%, raporti i fundit i BE-së për vendin, që evidenton progres në 36 nga 38 fushat e vlerësimit dhe asnjë fushë me regres, pastaj rishpërndarja sociale, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe avancimi i të drejtave politike e lirive civile. Ai tha se Kosova është shembull se si zhvillimi dhe demokracia shkojnë krah për krah”, thuhet në komunikatë.

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar diplomatin nga Danimarka, Peter Sorensen për pozitën e përfaqësuesit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Kaja Kallas, shefja e re e diplomacisë evropiane zgjodhi Sorensen për ta zëvendësuar emisarin aktual, Miroslav Lajçak për këtë pozitë.

Të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të japin pëlqimin përfundimtar, derisa ai do të nis punën nga fillimi i shkurtit.

Kush është Peter Sorensen?

Peter Sorensen, diplomat danez, aktualisht shërben si këshilltar i lartë në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, EEAS, për diplomaci digjitale.

Ai ka shërbyer edhe si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë.

Nga viti 2002 deri në 2006, Sorensen punoi në Kosovë si udhëheqës i UNMIK-ut.

Ai u zgjodh edhe Përfaqësues Iidelegacionit për Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2011, pas punës si Udhëheqës i Delegacionit Evropian në Shkup të Maqedonisë.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Njoftim i rëndësishëm për konvertimim e patentës së shoferit në Austri
Next Article Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Qeverisë shkresë për propozim për shkarkim të prokurorit publik të shtetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?