By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Qeverisë shkresë për propozim për shkarkim të prokurorit publik të shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Qeverisë shkresë për propozim për shkarkim të prokurorit publik të shtetit
MaqedoniTOP LAJM

Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Qeverisë shkresë për propozim për shkarkim të prokurorit publik të shtetit

admin
Last updated: 14/02/2025 15:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas përfundimit të seancës së 50-të të Qeverisë së RMV-së të mbajtur më 11 shkurt të këtij viti, ka ndërmarrë veprime dhe ka përgatitur mendim lidhur me propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit të cilin e ka dorëzuar deri tek Qeveria për procedim të mëtutjeshëm në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të një sërë skandalesh, funksionaliteti të shkatërruar të Prokurorisë publike, prishje të marrëdhënieve ndërpersonale, veprime të kundërligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarësisë në kryerjen e funksioneve të prokurorisë në Prokurorinë e lartë publike”, theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Drejtësisë.

Prokurori publik i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në rastet në të cilat në përputhje me dispozitat ligjore ka pasur rrethana të cilat kanë shkaktuar dyshim në paanshmërinë e tij, si dhe konflikt interesash, ndërsa për të cilat është dashur t’i dijë dhe është dashur të zëvendësohet.

“Ndërkohë, në publik kanë qarkulluar informacione dhe të dhëna për lëndën, me çka është shkelur detyrimi për konfidencialitet në procedim”, theksohet në kumtesë. 

Nga Ministria e Drejtësisë potencojnë se në Ligjin për Prokurorinë publike është theksuar se Prokurori publik i RMV-së është përgjegjës për gjendjen e përgjithshme në lidhje me organizimin dhe kryerjen e funksioneve të Prokurorisë publike dhe është përgjegjës për punën e tij para Kuvendit. Kuvendi si organi më i lartë përfaqësues i qytetarëve është kompetent me Kushtetutë për emërimin dhe shkarkimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria më 11 shkurt 2025 ka marrë vendim për inicimin e procedurës për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski.

“Zhgënjimi i Qeverisë nga veprimet jashtë nga kompetencat ligjore, zhgënjimi i qytetarëve nga sistemi i cili nuk funksionon dhe vazhdimi i përditshëm i situatave të tilla rezulton me thyerjen e besimit dhe mosfunksionim të shtetit të drejtë”, kumtoi në një konferencë për media zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

Zëdhënësja e qeverisë ka sqaruar argumentet dhe arsyet për shkak të së cilave është marrë një vendim i tillë.

“Fillimisht u hap debati për indeksin e fundit të transparencës i cili është publikuar sot nga Transparensi interneshënëll Maqedoni dhe ku u panë në detaje se konkretisht katër pika i referohen situatave që kanë ndodhur në prokurori dhe në gjyqësor. Në mënyrë shtesë, emërimi i fundit për kryerjen e detyrës – shef në Prokurorinë e lartë publike në Shkup vendim i cili është i kundërligjshëm, gjegjësisht përtej dispozitave të Ligjit për Prokurorinë publike”, theksoi Miteva.

Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet, ndërsa Kocevski në këtë pozitë është zgjedhur para një viti. Qeveria dëshiron që mandati i Kocevskit të ndërpritet para kohe, ndërsa arsyeja për këtë është, ashtu siç thonë nga atje, zhgënjimi i veprimit jashtë kompetencave ligjore, duke potencuar se Kocevski në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar ushtrues detyre në Prokurorinë e lartë publike në vend të të suspenduarit Mustafa Hajrullahut.

Prokurori republikan Kocevski e mohon pretendimin se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke potencuar se ka zbatuar ligjin dhe afatet në të.

“Dua të tregoj se nuk është hera e parë që veprohet në këtë mënyrë dhe prioritet në këtë rast ishte përcaktimi i udhëheqësit të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup i cili do të jetë garantues për funksionimin e paanshëm, profesional dhe objektiv të prokurorisë deri në përfundimin e procedurës disiplinore për prokurorin Hajrullahi. Sqaroj se nuk bëhet fjalë për emërimin e ushtruesit të detyrës së prokurorit të lartë publik por për emërimin e një drejtuesi të përkohshëm të prokurorisë së lartë publike, Shkup”, deklaroi Kocevski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti e takon për herë të parë emisarin Sorensen: Ia tregon kushtet për vazhdimin e dialogut me Serbinë
Next Article VMRO-DPMNE: Nuk është biseduar për ndryshimin e himnit dhe as që do të bisedohet në të ardhmen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?